Skip to main content

E dashur motër që nuk kam…

Do isha me ty sot, duke pirë një kafe e trazuar një lugë sheqer mbi të, me etjen e madhe për të treguar se si po më shkojnë gjërat e sesi jeta ime nuk ecën në shina treni, por e ndërton rrugën e saj vetvetiu, duke menduar se ku do ta kalonim fundjavën të dyja, nën një cati të drunjtë, oxhak, caj dhe kanellë, mbështjellë me batanijen e butë me papucet e dhjetorit të ngrohta sa e gjithë qeshura e shpirtit që mbush një ajër me jetë!


Do ishe më e vogël se unë, e do të kisha ndjerë të qarat e tua të para, do të ta kisha vënë unë emrin ty, duke të të ndjekur hap pas hapi cdo cingërrimë kapricoze tënden, do të doja padiskutim, sic të dua tani që në mendim!

Në një ditë si kjo me shi, do të të kisha shtrënguar fort dorën duke të të shoqëruar për shtëpi me mburojën më të fortë që do të vishja ty, dashurinë. Do të mbaja mënd shumë mirë ditën që do të të dhuroja të njëjtën unazë që unë dhe mami kemi në gisht prej 8 vitesh.

Momentin kur do kërkoja në dollap fustanin tim por në fakt do e gjeja të varur tek garderoba jote, grindjet e vogla që më pas do shuheshin me një përqafim, ëmbëlsirat e gatuara me shumë rrëmujë në hapësirën tonë, shtrëngimet që do t’i bënim vëllait kur të kthehej nga një udhëtim, gjithë rrugëtimin e jetës do të të kisha dashur ty më shumë… (shshshsh… mos trego!)

Që ditën kur kuptova se sa më mungon një motër, e dua më shumë tim vëlla,
Që ditën kur mendova se më duhej një motër, vlerësoj më shumë time më,
Që ditën kur ndjeva se sa do doja të të kisha, u lidha më shumë me shoqet e mia të zemrës,
Që ditën kur nuk të pata, vendosa se dua të kem dy vajza në të ardhmen!

Kushedi kujt do t’i ngjaje e sa e bukur do ishe…

Në një ditë si kjo me shi…
Do të të kisha telefonuar tani për të të thënë se sa e lumtur jam, e di ti si qesh unë kur jam e lumtur, i trëmb gjithë hijet e trishtimit…

Desantila



Comments

  1. Tani e dua edhe une nje moter 😔😘

    ReplyDelete
  2. Sa me fat ndihem un qe kam dy motra. Po si gjithmone mbetet dicka un skam vella 😊😊.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...