Do isha me ty sot, duke pirë një kafe e trazuar një
lugë sheqer mbi të, me etjen e madhe për të treguar se si po më shkojnë gjërat
e sesi jeta ime nuk ecën në shina treni, por e ndërton rrugën e saj vetvetiu,
duke menduar se ku do ta kalonim fundjavën të dyja, nën një cati të drunjtë,
oxhak, caj dhe kanellë, mbështjellë me batanijen e butë me papucet e dhjetorit
të ngrohta sa e gjithë qeshura e shpirtit që mbush një ajër me jetë!
Do ishe më e vogël se unë, e do të kisha ndjerë të
qarat e tua të para, do të ta kisha vënë unë emrin ty, duke të të ndjekur hap
pas hapi cdo cingërrimë kapricoze tënden, do të doja padiskutim, sic të dua
tani që në mendim!
Në një ditë si kjo me shi, do të të kisha shtrënguar
fort dorën duke të të shoqëruar për shtëpi me mburojën më të fortë që do të
vishja ty, dashurinë. Do të mbaja mënd shumë mirë ditën që do të të dhuroja të
njëjtën unazë që unë dhe mami kemi në gisht prej 8 vitesh.
Momentin kur do kërkoja në dollap fustanin tim por
në fakt do e gjeja të varur tek garderoba jote, grindjet e vogla që më pas do
shuheshin me një përqafim, ëmbëlsirat e gatuara me shumë rrëmujë në hapësirën
tonë, shtrëngimet që do t’i bënim vëllait kur të kthehej nga një udhëtim, gjithë
rrugëtimin e jetës do të të kisha dashur ty më shumë… (shshshsh… mos trego!)
Që ditën kur kuptova se sa më mungon një motër, e
dua më shumë tim vëlla,
Që ditën kur mendova se më duhej një motër, vlerësoj
më shumë time më,
Që ditën kur ndjeva se sa do doja të të kisha, u
lidha më shumë me shoqet e mia të zemrës,
Që ditën kur nuk të pata, vendosa se dua të kem dy
vajza në të ardhmen!
Kushedi kujt do t’i ngjaje e sa e bukur do ishe…
Në një ditë si kjo me shi…
Do të të kisha telefonuar tani për të të thënë se
sa e lumtur jam, e di ti si qesh unë kur jam e lumtur, i trëmb gjithë hijet e trishtimit…
Desantila
Tani e dua edhe une nje moter 😔😘
ReplyDelete❤️❤️❤️
DeleteSa me fat ndihem un qe kam dy motra. Po si gjithmone mbetet dicka un skam vella 😊😊.
ReplyDelete