Do isha me ty sot, duke pirë një kafe e trazuar një lugë sheqer mbi të, me etjen e madhe për të treguar se si po më shkojnë gjërat e sesi jeta ime nuk ecën në shina treni, por e ndërton rrugën e saj vetvetiu, duke menduar se ku do ta kalonim fundjavën të dyja, nën një cati të drunjtë, oxhak, caj dhe kanellë, mbështjellë me batanijen e butë me papucet e dhjetorit të ngrohta sa e gjithë qeshura e shpirtit që mbush një ajër me jetë! Do ishe më e vogël se unë, e do të kisha ndjerë të qarat e tua të para, do të ta kisha vënë unë emrin ty, duke të të ndjekur hap pas hapi cdo cingërrimë kapricoze tënden, do të doja padiskutim, sic të dua tani që në mendim! Në një ditë si kjo me shi, do të të kisha shtrënguar fort dorën duke të të shoqëruar për shtëpi me mburojën më të fortë që do të vishja ty, dashurinë. Do të mbaja mënd shumë mirë ditën që do të të dhuroja të njëjtën unazë që unë dhe mami kemi në gisht prej 8 vitesh. Momentin kur do kërkoja në dollap fustanin tim por në fakt...