Skip to main content

Titulli perfekt.


Kam mësuar se forma më e lartë e vlerësimit është mirënjohja.

Në frymën e Ditës së  Falenderimeve unë dua të ndaj  pushtetin e një fjalë të thjeshtë. FALEMINDERIT.

Është një fjalë që ka fuqinë të transformojë shëndetin, lumturinë, performancën tonë dhe suksesin. Shumë statistika tregojnë se njerëzit e kënaqur janë më të lumtur dhe janë më të prirur për të patur një rreth shoqëror më të mirë. Një gjëndje e mirënjohjes, gjithashtu përmirëson funksionimin ritmik të zemrës, e cila na ndihmon për të reduktuar stresin. Kur je mirënjohës e mbush  trupin dhe trurin me emocione të mira ekzaltimi duke larguar hormonet e stresit.

Nuk dua ta plotësoj këtë copëz letër me falenderime që ngjasojnë si ndërpreje publicitare për sponsorat gjeneralë… Dua ta përdor në formën e mirënjohjes e cila është një cilësi e ngjashme me energjinë elektrike: ajo duhet të prodhohet, shkarkohet dhe të përdoret në mënyrë që të ekzistojë.

Kam kuptuar se gjërat e vogla, kanë një fuqi të të bëjnë të lumtur në formën më të dashur, që nga përshëndetja e mirëmëngjesit kur shkëmbehemi korridoreve, në ndarjen e kafes bashkë, në pyetjen e vogël “si je?”, duke komplimentuar njëra tjetrën, në gadishmërinë tënde për të ardhur tek unë në momentin që dua të flas me ty, në një sms, në një pyetje “ke ngrënë?”, në të gjitha këto sipërfaqësore që në thelb janë të ndërtuara në shpirt!

Sot u zgjova me një impuls të brëndshëm për ti thënë edhe vetes se sa mirënjohjëse i jam. Kam marrë vendime të cilat në të shumtën e rasteve u kam shërbyer unë atyre e jo ato mua, kam investuar kohë dhe përkushtim në gjithcka kam dashur të bëj dhe me kohën kam kuptuar se rezultati ka marrë kuptim në saj të vështirësive dhe rrugëve që më është dashur t’i njoh, u ndjeva mirë kur po mendoja se jo në pak raste jam vendosur me qëllim në pozitat e ndihmëses për të tjerët. Sigurisht në jetë kemi bashkëudhëtarë, herë të rastësishëm e herë të zgjedhur, me të cilët na duhet të ndajmë stacione, pritje, lodhje rruge, mërzitje, por të gjitha janë një rreth vicioz i panoramës së jetës, të cilën kur përpiqesh ta shohësh nga jashtë si spektator, e gjen veten të përhumbur në një pyetje: A jam mjaftueshëm mirënjohëse…

Rrethi im i kujtimeve më rikthen pas në kohë, dukë më folur për një ngacmim që më zgjon përherë shumë dashuri: lulëkuqet përballë shtëpisë së gjyshes! Ajo që unë jam, është ajo cfarë ka lënë para-ardhësja e nënës sime! Nuk gjeta dot një titull që ta vesh po aq bukur sa ndjesia që më jep sa herë e kujtoj por di që në cdo jetë, edhe asaj që ajo la përgjysëm, edhe përtej times, ajo do mbetet perfekte, si dashuria!
"Gjithmone në Ditën e Falenderimeve,  zemra e gjen rrugën për në shtëpi.
Shtëpi është aty ku jeton dashuria, e përmbi i qëndron catia!”


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...