E di që është jashtë mode të shkruash letra
dashurie, por kjo e imja, është ndryshe, i drejtohet DASHURISË, asaj vetë, që
ka forcën të na bombardojë shpirtin me emocione e të na thyejë zemrën copash në
një sekondë!
Ta dija që je kaq e fortë, nuk do kisha dashur të të
sfidoja kurrë, do isha ulur ballë për ballë me ty për të firmosur një marrëveshje
mirëkuptimi, 50 me 50! Po ti më ke mashtruar shpesh herë, për dreq edhe më ke
vrarë, po prap unë të kam përqafuar. Më ke gjetur të dobët, e poshtër, po dhe
unë me të njëjtën forcë ta kam kthyer.
U mërzite?! Më fal, e di, shpesh herë e ngatërroj
profesionin me jetën, kam gabuar edhe këtu, stë jam bindur ndonjëherë, veproja
me kokë, se dija që ti as nuk pyesje fare. Sa herë kam dashur të të shmangem,
ti bëheshe si virozë e stinës, me kapje pa mëndje e më ngrije në qiell me një përqafim,
po sa e rëndë ishte ulja kur lart kishte diell e në tokë bëntë ftohtë! C’paske
qënë dhe ti…
Mësova të mbrohem ndaj teje, jo për shkak të
imunitetit, por sepse nuk isha rasti “nëse të godasin me shpullë në njërën
faqe, kthe tjetrën”, jo “ mos i lejo të të godasin dhe ik një orë e më parë
prej aty”, kjo isha unë! Sa mirë ta kam bërë. Të ka dhëmbur ty? Vare turinjtë?
As që më bëhët vonë… Kam qënë dhe unë dikur si ti. Ti duhet të jesh femër,
dashuri, edhe pse të mbaron emri me i! Ke një fuqi të paparë të influencosh
fort në jetën e njeriut. Dhe unë që mendoja se me gjininë time kam aleancë të
fortë, vjen e ti e më sfidon. E kam të keq inatin me ty, nuk jam hakmarrëse po
ti shpesh ma ke bërë borxh e tani vetë me duart e tua më kërkon të ta kthej.
Po sot e
lashë… sot kam vendosur të pajtohem me ty. Ke të mirat e tua dhe ti, pavarësisht
veshjes që të jap unë. Ti je mrekulli. Prej teje kam ardhur në jetë unë, madje
imë më pranon se as nuk kam qënë e planifikuar, por prej teje ja ku jam sot. Ti
kujdesesh, e bën me gjithë qënien tënde, ti më jep atë cka unë meritoj, më njeh
mirë ti, më përkëdhel kur duhet, më qorton edhe kur e meritoj, ndaj më duhesh
ti!
E di që nuk ka format të caktuar për të shkruar një
letër, e aq më pak ty, që je kaq universale e kaq personale në të njëjtën kohë,
po mua më shkruan si-motra jote, që e kam strehuar e adoptuar në zemër e nuk
lejoj të prekshmen të arrijë der tek ajo! E di që po vjen një dimër jashtë,
ndaj në pritje të tij, ngroha shpirtin tim me drunjë që digjen në oxhak…
E kam pagëzuar në emrin tënd, dashuri, e kam lënë të
zhveshur, nuk ka ftohtë, i kam dhënë zemrën për ta mbuluar!
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }