Do të të mungoj, e di! Si dreqi e di që do të të
kthehem prap në cdo hapësirë të mëndjes tënde, do të mungojë edhe aroma e flokëve
të mi, ecja nëpër shtëpi, rrokullisja ime nëpër kolltuqe, vrapi që bëja për të
të ikur nga ty pasi të pickoja, qeshjet e mia me shpirt, edhe sharjet që ti bëja,
edhe momenti kur më urreje për vdekje e doje të më hidhje nga shkallët. Do të
mungojë gjithckaja ime…
Unë e di mirë si ndihesh. Këmbët e mia e ndjejnë
tokën, edhe dikur e ndjenin, ashtu si të tuat e prekin sot.
Pas kujt lamtumire të hidhur u ktheve? Sepse unë
vetëm një të dhashë, në heshtje madje, asaj të poshtrës që largohet si në agoni
e të lë më një bombardim pikëpyetjesh. A zgjohesh në 2 të mëngjesit e thua cfarë
bëra dhe cfarë po mendoja? Si mundet të kthehem unë bota për ty kur unë vazhdoj
rrotullohem vetëm në cakun tim?!
Hajde ulemi bashkë të ndihmoj të mbledhësh copat e
thyera…
Kujdes!
Mos e mblidh me dorë atë se të ngelen copëza nëpër
gishta e të copëtojnë, ik andej ik, ku dini ju meshkujt, kush ka parë hajër nga
ju që të shoh unë?! Largohu se ti mbledh unë…
Tani që ti je ti dhe unë jam unë, nuk jemi më "ne", e
kam më të thjeshtë të të “godas” me cdo fjalë që ma bluan truri, madje me një
shpeshtësi prej 2 minutash më vjën të të plagos, pastaj numëroj deri në dhjetë
e them, pse tja bëjë vetes gjëmën!
Që atëherë kur t’i dhashë duart pa të prekur, unë planifikova
të jem e lumtur, por në kurrizin tënd nuk doja ta kisha të gjithë këtë. Mesa duket
kam patur të njëjtën tërheqje magnetike për ty si në ato ditët kur të përqafoja
fort, që atëherë, unë i kisha premtuar vetes se nuk do reagoja, sic di ta bëj më
së miri unë. Por atë natë, unë gëlltita të gjitha fjalët e mia…
Nuk e kisha menduar se do të ktheheshe, pas cdo
goditje që të dhashë, thonjtë cjerrës që ishin gatitje sulmi përherë, pasi të
kisha mbushur me boshllëk, të kisha ndërtuar një mur të ftohtë, të kisha
izoluar ty nga unë, ti u shfaqe…
Qëndron një frikë bashkë me dukjen tënde, frika se
murin nuk do ta prishësh dot, se boshllëkun nuk do ta mbushësh dot, frika se të
gjithë gjërat t’u kthyen në mënyrën më të keqe të mundshme, sepse e di që
pushteti i shkatërrimit që më ra mua në dorë, të dobësoi ty.
Ekziston një adrenalinë e fortë tani tek ti që kërkon
vënd të shfaqet, ose më saktë, je si sfungjeri që përthith lëngje, i pangopur
je e mezi pret që unë të lëshoj një ashkël të vogël e ta ndezësh ti…
Po unë jam ulur pas teje, t’i pashë të gjitha lëvizjet,
vura dhe këmbën mbi këmbë tani, të kam në një pozicion aq të favorshëm për të të
goditur, ngre dorën e djathtë, kap mjekrën e mënjanoj pak kokën majtas e buzëqesh…
Hakmarrja ime është kthimi yt…
Desantila
Comments
Post a Comment