Skip to main content

Shtëpia jam unë!

Jam streha e një zemre të lodhur, aty ku rënia e çdo rreze diellore duket si një frymëmarrje më shumë. Pasi ka kaluar bota me gjithë dhimbjet e saj, pas çdo hapi të lënë pas, ajo zemër gjen një ndihmë, një përqafim që kurrë nuk heq dorë. Dhe unë, për herë të fundit, jam aty për të ofruar gjithçka që ka mbetur, për të mos lënë të humbasë asnjë grimë dashurie. Sepse streha ime nuk është thjesht një vend i mbushur me mure dhe çati, është një hapësirë që ngop zemrën dhe ndjenjat, ku nuk ka vend për harresa, por vetëm për rikthim. Edhe kur koha kërkon të shlyejë çdo kujtim, unë mbaj, qëndroj, dhe mbroj gjithçka që ka qenë e gjallë. Një vend ku frymëmarrja nuk është vetëm instikt, por vetëdije

Jam tryeza që mban një gotë për një rrëfim, për të qëndruar në heshtje si një letër e palosur mes faqeve të një libri, një melodi që e kemi harruar, por që trupi e kujton ende. E herë të tjera, na vjen si një stuhi që na detyron të kërkojmë strehim brenda vetes.

Jam parfum, aroma e kujtimeve të verës, të puthjes, mungesës. Jam aty për të rikthyer caste lumturie. Ajo aromë që na bën të kujtojmë se ka qenë një kohë kur gjithçka ishte më e lehtë, më e thjeshtë, dhe më e pastër.

Jam qiriu që ndizet natën, kur errësira të përfshin shndërrohem në dritë të vogël që të udhëheq rrugën të cilën ke frikë ta shkelësh.

Jam dielli që ngroh mëngjeset, kur hapësira është ende e qetë nga hapat e kalimtarëve dhe dita sapo ka nisur.

Shtëpia jam unë!

Kur të humbasësh rrugën unë do të pres si gjithmonë. Me pragun tim të heshtur, me muret që nuk kanë  nevojë për tulla, por me çatinë e ndërtuar nga vetë pranimi. Eshte ndjenja e të qënit i plotë, kudo që të jesh.

Sepse cdo gjë që i duhet njeriut për të qendruar i fortë dhe i qetë është aty, brenda  meje. Jam kudo, jam kushdo, jam plot sepse kam zemër. Unë nuk kam kufij, jam çdo hapësirë, kudo që ndodhem. Dhe për aq kohë sa gjalloj, nuk do të jem kurrë vetëm një ndërtesë, por një botë e tërë që mbush jetën me dritë dhe ndjesi. Unë jam shtëpi.

Comments

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...