Skip to main content

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty.

Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde.

Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse.

Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri.

Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten!

Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim…

Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këngë për zemrën!

Unë do të vij mes fishekzjarresh, se jeta është festivali më i bukur që jetoj, përtej ditëve dhe ndjesive unë do të vij kur askush të mos jetë aty dhe përqafimi im të jetë mikpritja e vetme që do të ngrohë cdo mungesë.

Unë do të vij e ti do të duash që të qëndroj, sepse ne zgjedhim që në atë gosti, të kemi pranë vetes, njeriun që nuk bën zhurmë, por sjell dritë, njeriun që nuk na ndërton mure, por që i rrëzon ato për të lënë diellin mik.

Unë do të vij patjetër sepse jeta është lufta më e bukur dhe unë jam gati për të qënë në anën tënde, si dielli!

Comments

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...