Skip to main content

Të të kem edhe njëherë më shume se kaq…

Ne kemi më shumë brenda vetes sesa ajo që japim, e ruajmë si më të fortën armë, si më të cmuarën vlerë, e ruajmë veten për ditët ku do të na duhet të vihemi në provë. Kur jeta na ul me këmbë në tokë e na merr në pyetje, na vendos përballë një ndjesie që në vetvete është pasqyrë të cilën kemi refuzuar ta shohim…

Atëherë ne zhvishemi! Heqim dorë nga të qënurit të paralizuar dhe mbajmë në shpatull forcën e të qënurit pikërisht ne! Zgjedhim të marrim edhe shije te hidhur, provojmë lot, ndjejmë zemërim, trishtim, mblidhemi grusht në guackën e errët për aq sa na duhet e prapë brenda vetes e gjejmë rrënjën dhe dritën.


Ka një magji në padijen se c'do na ndodhë më pas dhe më e bukura qëndron te forca për të mos patur me vete frikën të provosh përsëri.

Të duash, të dish të duash, të duash edhe pa ditur e të jesh e plotë aty, të prekesh të gjitha, mjafton të të bëjnë të lumtur. Ne njohim veten tonë më të bukur vetëm kur jemi të aftë të duam, të ngjashme me zotërimin e gjithë botës në shpirt.

Sa mure kapërcen dhe thyen lumturia! Të gjitha në emër të saj i bëjmë përherë me zemër. Sa të pastër ja falim besimin, lëshohemi pa peshë në kurriz të saj e ndjekim si fluturake cdo rrahje që na udhëzon, kudo qoftë, territori më i bukur që kemi pushuar ka qënë një zemër tjetër. Aty bën përherë diell, ka gjithmonë muzikë e verë të mirë, ka përqafime, ka një festival emocionesh ku duartokitjet janë vetëm ndjesia e pamatë e të qënurit pikërisht aty…

Ka një rrugë ku vetëm prej andej mund të shohim se nga vjen drita e një ylli pa patur nevojë për hartë, kur kemi njohur veten tonë më të bukur sepse bota vjen ndër këmbë vetëm kur duam.

 


Comments

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...