Prej nga më buron mendimi e der në veprim ndodh një nyje e pasur me gjithfarë ngjarjesh që herë herë shtyjnë njëra tjetrën e herë të tjera sikur rrokin edhe veten, ashtu krejt të dlirë. Edhe në mendimet dytësore e ato më periferike ka një solidaritet i cili e sheqeros gjithë gjëndjen e kështu si në një skenë merr jetë gjithcka.
Me gjasa i nënshtrohemi padashur
gjithë ngjarjeve që janë vendosur stivë
si drunjtë e dimrit, e kështu në momente të zymta, zgjedhim ti përdorim
edhe përtej destinacionit parësor që ato kanë.
Më mjafton një piketim për ti përligjur
vetes të drejtën se prej një dëshire të lindur aty këtu, të manipuloj gjithë
stinën e të ndjej nevojën entuziaste për të ndezur zjarre e për ti dhënë jetë
cdo mendimi. Më mjafton të të mendoj për
ti zbukuruar dyert e botës si mikpritëse që thjesht më presin ti shkel pragun. Më
mjafton një faqe e një libri që ndoshta për dikë do të ishte e pakuptueshme për
tu lexuar, që të mund të më ngjallte edhe njëherë atë brengën e izolomit nga
bota dhe të struksjes në dy. Më mjafton të të mendoj dhe do të sajoja cdo
instrument mbijetese në cdo ishull që përvec nesh, nuk do të na lejonte të
merrnim me vete asgjë tjetër.
Ne, skllevërit e denjë të dëshirave
që gjenerojnë jetë, që duam ashtu vrullshëm të mbërrijmë gjithcka që na përshfaqet
si e mbërritshme, pikënisja e një gare për të prerë shirtitin e një finishi e
për të stërvitur muskujt për një tjetër sfidë.
Ne, që na mjafton një mendim, për
të ndezur gjithë motorët e për të mos patur asnjëherë mungesën e guximit për të
mbërritur ato limite të vendosura nga bota.
Ne, udhëtarët që dalim nga shumësia
dhe kemi etjen e pashoq të udhëhiqemi nga një
pilot i vetëm si shpirti!
Comments
Post a Comment