Ne jemi momente.
Ne jemi mendime.
Ne jemi dëshira!
Ne ndoshta nuk jemi ne, por ndjesia
ime që më përket, mekanizmi im i jashtëzakonshëm i të qënurit totalisht e dlirë
në emocione, më lejon të mendoj që jemi ne! Është pushtet i madh dashuria, ndaj
zotohem të jem peshëmbajtëse e vetme në
këtë zgjatim kohe që do ta drobisë edhe zemrën.
Nuk ka ngjarje të bukura pa shkatërrime!
Më lër të të kujtoj.
Ne jemi të përkohshëm.
Ne jemi të thyeshëm.
Ne jemi prej zemre!
Ne ndoshta nuk jemi ne, e as që
kemi qënë ndonjëherë ne, po në atë darkë, ku gotat rrëkëllejmë me vetëdijë e
gjysëm të pirë, në atë natë ku falemi në përqafim, ku zbrazim fjalët në
kraharorin mbështetur e dimë fort mirë të dy ne që duhet të duash para se të lëndosh,
duhet të thyhesh para se të bëhesh edhe njëherë një, të jesh i askujt përpara se dikush të vendosi zemrën
si mburojë mbi territorin tënd.
Ne jemi të vetes pa qënë nevoja të
përkasim diku!
Ne zgjedhim të jemi të njëri
tjetrit kur ndoshta mund të zgjidhnim të ishin në një vend më të mirë.
Por ne jemi kështu…
Jemi dëshira, jemi momente, jemi
kaq…
Nuk janë të vështira lamtumirat,
e vështirë është dashuria!
Comments
Post a Comment