Skip to main content

Për të gjithë burrat që në jetë bëjnë diferencën!

 


Ti je një njeri i rrallë dhe i çmuar, ndaj të vlerësoj më shumë sesa mund të ta them me fjalë. Je përkufizimi se si duhet të jetë një mashkull. Je i guximshëm, zemërmirë, i përulur, i dhembshur dhe të gjitha këto më kanë bërë edhe mua më të mirë.

Ti më ke mësuar shumë për gjithcka në jetë dhe ndoshta unë sdo mundem kurrë të të falenderoj mjaftueshëm apo aq shpesh sa duhet! Për cdo shembull të keq që jeta na ka dhënë, ju detyrohemi një faleminderit që bëni diferencën!

Faleminderit që më mbajte dorën kur jam rrëzuar dhe që më dhe kurajo të ngrihem prap duke ma thjeshtuar edhe gabimin në një fjali “gjëra që ndodhin”.

Faleminderit që më fshive lotët dhe më kujtove se sa e rëndësishme jam. Faleminderit që më ke shtyrë të jem gjithmonë versioni më i mirë i vetes duke më vendosur egon në piedestal. Përqafimet, dashuria dhe mirësia vijnë gjithmonë në momentet më të përshtatshme dhe ti ke qënë njeriu i duhur për të më rikthyer edhe njëherë besimin se unë mund tja dal.

Faleminderit që më ke bërë të qesh me shpirt. Sigurisht, nuk është shumë e vështirë për ta bërë, por përpjekja për të më nxjerrë nga guacka do të thotë shumë për mua.  

Faleminderit që u përpoqe të më mësosh gjërat bazike për makinën që edhe kur ti të mos jesh, unë të jem një njeri që di ku të orientohem e të mos mbetem pre e panikut nëse dicka nuk shkon.

Nëse kam patur nevojë për këshilla faleminderit që ke qënë pranë meje në të gjitha orët e ditës. Faleminderit që je lutur për mua dhe me mua. Faleminderit që më frymëzon çdo ditë.

Më e rëndësishmja, faleminderit që më ke dashur edhe në ditët e mia më të këqija. Lutem që cdo vajzë të ketë dikë si ty.

Faleminderit për gjithcka ke bërë me zemër e për sa herë ke vënë zemrën në pjatë për mua.

Faleminderit që me kujton vlerën e të bukurës në ditë që harroj se kush jam.

Faleminderit që më sjell në vëmëndje se sa e rëndësishme është që në jetë të kemi gjithmonë shpirtin të mbushur me dëshira që na mbajnë ëndrrat zgjuar.

Unë të dua dhe të vlerësoj më shumë se sa mund ta mendosh!

Për të gjithë burrat që në jetë bëjnë diferencën, baballarë, vëllezër, bashkëshortë dhe miq, faleminderit!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...