Ndoshta do të jetë një letër e zakonshme e në jetën tënde nuk do të përbëjë asnjë ndryshim por shpresoj që në një ditë të caktuar, kjo letër të mbërrijë tek ty në formë tjetër. Ndoshta nuk je në kohën tënde më të mirë por merri kohës më të mirën, jam e bindur që në një moment do ti kujtosh vetes për të gjitha ditët e lëna pas në harresë, pa një arsye.
Ndonëse nuk të vjen në mendje
asnjë gjë e bukur që të të kthejë buzëqeshjen, kujtoi vetes një ditë krejt të
zakonshme që as nuk e kishe menduar që do të ishte aq e rëndësishme për ty, një
ditë të rëndomtë që u kthye në një moment të lumtur për ty dhe përpiqu të
kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e
prisnim.
Kur bie shi, kujto ditët me diell
e se si rruga që ecën në këmbë të duket e ngjashme me një grimcë lumturie,
zbriti dëshirat në tokë dhe udhëto pas tyre edhe kur vetes nuk ja gjen motivin
e fortë për të vazhduar.
Kur më së paku e ndjen, jep dicka
nga vetja, jep një përqafim edhe aty ku nuk e presin, bëj atë që do doje që të
tjerët të bënin për ty, atë që nuk e thua dot me fjalë, bëje me një përqafim. Njerëzit
nuk na përkasin, e as ne nuk i përkasim atyre, të gjithë qëndrojnë se duan. Jepi vetes kohë, kohë për të pranuar, kohë për
të kuptuar se asgjë nuk ndodh rastësisht, kohë për të falur e kohë për ti lënë
gjërat të ecin në rrjedhën e vet. Jepi vetes kohë për të ndarë me dikë
gjithcka, të ndash gjërat e tua, shpirtin, mëndjen, trupin dhe do të kuptosh se
si të mos jesh vetëm por të pranosh se të qënurit vulnerabël me dikë është pjesë
e bukur e jotja.
Ti meriton të duash, të zbrazësh
zemrën si në një kuti që paketon për të tjerët në ditë feste, si një dhuratë
botës, ti meriton të duash.
Ndoshta kjo nuk është dita më e
mirë por është një ditë për të të kujtuar edhe ty se të gjithë muret që ke
ngritur duhet ti shembësh, se si për të gjithë njerëzit që ke lënë atje jashtë,
duhet të kesh një derë për ti pritur, për të gjitha herët që ke mohuar vetes një
të qeshur, ti meriton të duash, ti meriton të kuptosh që ndonjëherë gjërat që lënë
shenje tek ne, vijnë atëherë kur nuk e prisnim sepse me copëza të thyera zemre mund
të ndërtohen vepra arti!
Comments
Post a Comment