Me mëndje të kam shkruar disa herë, të kam thënë mirëmëngjes, të kam pyetur nëse ke fjetur? Me mëndje të kam puthur sytë, ti ende flije, me mëndje, ne të dy flemë ende bashkë.
Si je?
Në pasqyrën e tualetit në mëngjes, nuk shfaqet me reflektimi im, a të mungoj kur pas teje vija e nuk të lija rehat? Cfarë zgjodhe të veshësh këtë mëngjes? More bluzën të mbetur nga mbrëmë apo tek gjërat e mia gërmoje ende për të parë nëse padashje të kam vjedhur këmishën tënde?
Fle ende në krahun e majtë të krevatit, zgjohesh gjatë natës njësoj? A të bëzdis prap perdja që lëviz nga era? Më thuaj si je sot?
A po buzëqesh kur në derën e frigoriferit sheh pusullën time “Të dua, cdo ditë”?
Kafen e bëre për dy? Filxhanin e ke lënë ende mbi tavolinën e vogël? A i bën të gjitha njësoj edhe tani?
Unë nuk jam mirë,
qënka e vështirë të jesh pa ty, më kanë mbetur të gjitha gjërat e tua këtu, si një peng për shpirtin.
Bluzën që ta vishja, ende nuk e kam hequr nga komedina e krahut tënd. Gota e ujit është prap aty, e lënë në cep, njësoj sic bëre ti me mua.
Kafen e bëra për dy, ekspresi ynë është prishur, po e pi edhe për ty. Ku do jem sot në orën e zakonshme? Do doja të ma kujtoje sic bëje. Do doja të humbisja në punë gjatë ditës e në orën 3 të merrja nga ty mesazhin e zakonshëm : “Pusullën e lexova prap edhe sot, me një ndryshim, të dua më shumë”
Unë fle në krahun e djathtë, njësoj si të isha me ty. Kam ftohtë dhe prap nuk i vesh shapkat nëpër shtëpi sic doje ti. Më mungon.
Do bëhet mirë!
Nëse nuk bëhet mirë, do të të shkruaj prap.
Ti qëndro aty, do të vij tek ti, dua të jesh mirë.
Comments
Post a Comment