Skip to main content

Do të doja...

Sa herë kam dashur të ulem në cepin e një kolltuku e të vështroj jetën time. Të shuaj cdo dritë, të jetë vetëm një vezullimë e lehtë si një kujtim i largët. Të shëtis në duar shishen e verës të lënë përgjysëm nga mbrëmë.

Një herë ikën ti, një herë iki unë dhe një ditë kthehemi të dy. Kthehemi te njëri tjetri, kthehemi në vendin e zakonshëm. Kthehemi aty ku nuk dimë as vetë se cfarë është dhe ku përkasim, është e tashme apo është e shkuar që në e sjellim mbrapsht.

Dua të bëhem spektatore, këtë herë jo vetëm e jotja, e jona! Të shoh si ngjaj jashtë vetes me ty, të lexoj edhe shikimet edhe heshtjen pas një puthje edhe rikthimin në cepat përkatës të dhomës. Të lexoj edhe veten. Si dukem me ty? A i ngjaj më vetes apo marr formën tënde?

A mund ta fotografoj zemrën e mbi tavolinë ta lë si kujtim?

Si një shënim që një pjesë të mirë të vetes, zgjedh te ta besoj ty. Sepse kur ti je aty, drita e mëngjesit ka më shumë ngjyra, sepse nuk gjej më asnjë heshtje në zhurmën e fjalëve. Sepse përtej të gjithave nuk ka asgjë më shumë se sa kaq. Sepse nuk do doja që jetës ti vendosja kornizë kur jeta është melodia më e lirë që nuk mund të pikturohet e as varet në mure. Sepse nuk do të doja, tja besoja askujt zemrën.

Sa herë vij tek ti, është si të kthehem në shtëpi. Ne nuk e humbëm kurrë rrugën për tek njëri tjetri, ndonëse zgjodhëm herë herë rrugë të ndryshme, u kthyem prap në vendin e zakonshëm, ku sot ende nuk e dimë nëse është e tashme apo e shkuar që ne e sjellim mbrapsht. Do të doja që e gjitha të bëhej një skenë e zakonshme e jetës, do të doja që këtë herë të ulem e të vështroj se si dukem me ty, do të doja ta shihja filmin tim të preferuar që zgjodha ta jetoj me ty! 

Do të doja shumë...

Unë po fotografoj zemrën e po ta lë mbi tavolinë. Lutem të mos e vendosësh në kornizë, nuk njoh shpresa të varura që të kenë pulsuar prap, nuk njoh yje të mbetura në mesin e rrugës, nuk kam dëshirë të dëgjoj se si ndihet melodia e heshtjes së zemrës të lënë mënjanë!

Sepse nuk do të doja, tja besoja askujt zemrën, vetëm ty!


Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...