Na duhet patjetër një datë? Një
ditëlindje, një përvjetor për të festuar? Pse të mos festojmë sot, po po sot, në
një ditë cfarëdo, pa një motiv? Apo na duhet gjithmonë një arsye për të festuar
dashurinë...
Janë të bukura edhe kujtimet,
edhe datat, sepse në të kundërt c’kuptim do të kishte njëra ditë nga tjetra,
nuk do të gëzonim për ditëlindjet e njëri tjetrit, as në përvjetore sdo të
kishim më lule dhe darka me qirinj, po në thelb pse jemi peng e një date apo një
dite apo qoft edhe e një arsyeje...
Pse gjithmonë na duhet një arsye
për të thënë gëzuar? A kanë ndjesitë orë, minuta, a janë të numërueshme apo të
matshme, apo të gjitha ja veshim ne si stoli...
Ka suksese në jetë, duhen
festuar, duartrokitur, përgëzuar, po rruga drejt saj, a nuk ka nevojë për një
motiv? Hapat e vështirë deri në një përfundim, a kanë nevojë të ushqehen me një
shtysë që të japë zemër për të ecur më tej? Sepse suksesi nuk lind vetvetiu i
tillë, formohet, ecën, rritet...
Përkushtimi që japim për ti
arritur të gjitha a ka nevojë për një “gëzuar”?!
Është e pashpjegueshme ndjesia se
si ne njerëzit kemi një emocion i cili na buron prej shpirti në cikla gëzimesh
në sy kur bëhet fjalë për të festuar. A mund ta kufizojmë gëzimin në data që
vijnë vetëm një herë në vit? A ka lumturia kalendar? Kam përshtypjen që jo...
Zemra nuk njeh limite!
Më beso, në festën e rradhës do të
thuash me plot gojë, sa mirë që u mblodhëm.
Zgjidh një datë, cfarëdo! Zgjidh
një ditë, sot!
Bëj një surprizë, duke gëzuar dikë,
do të lesh stresin pas dhe në thelb do të kuptosh rëndësinë e njerëzve më të
dashur. Gjërat më të bukura jetojnë kur ushqehen me dashuri dhe na e bëjnë jetën
më të pasur.
Merr kohën të lumturohesh, ka
dicka të bukur në egzaltimin që të merr përgatitja e vetes për një gëzim, dil
prej rutinës dhe sot lejoje veten të mos mbetesh peng e një date apo dite...
sepse ne nuk na duhet një arsye për të festuar!
Dashuria nuk ka datë!
Comments
Post a Comment