Për një moment hic gjithcka ke veshur, frikën,
drojen, turpin, gënjeshtrën e gjithcka tjetër që vetë natyra ta imponon.
Njëherë dil përballë vetes ashtu sic di ti, pa mirësjelljen e detyruar, pa
ngushtime që të detyrojnë të shtiresh, pa asnjë formë të shtyrë, qëndro i
dlirë, ashtu si një dush i ngrohtë pas një dite të lodhshme, si një breg deti i
zbutur pa asnjë dallgë, si qiell i pastër në një ditë maji!
Sa të pafajshëm e ndjen veten në atë cast? Sa të
pastër e ke ndërgjegjen? Sepse ka vetëm një histori të vërtetë mbi gjithcka,
është ajo nën lëkurë.
Ka ditë kur kam nevojë të rri nën shi, të ndjej
peshën e cdo pike shiu që me shkund pak nga pak cdo mendim deri në këputje, kam
nevojë të lodhem nga pikëpyetjet e në fund të cliroj trupin nga ajo ngarkesë,
por më shumë se një proces të tillë, ndjej se nevojën e vërtetë e kam tek
përfundimi i kësaj faze... përballja me veten!
Në një pikë të gjithë pajtohemi njësoj, cdo ditë
mbyllim një sy dhe një vesh kundrejt kujtdo, ndonjëherë edhe ndaj gjërave që
dashur padashur bëjmë vetë. Jemi lodhur nga zgjedhjet e përkohshme për të qënë
komod me veten duke lënë të tjerët të na vendosin në pozita të tilla. Disa
gjëra duhet të jenë të shëndetshme për egon e njeriut, duke evituar përballjen
me njerëz që të detyrojnë të tjetërsosh vetë sjelljen tënde.
Kam dashur shpesh herë t’a përqëndroj vëmëndjen
tek nevojat e mia personale, që janë vetëm në funksionin tim dhe të qetësisë
time shpirtërore sepse në fund të ditës ajo cfarë ka më shumë vlerë është jeta
ime dhe uni im, është kushdo që më bën te ndihem vetvetja dhe që më lejon të
jem gjithcka që unë dua, është kushdo që më bën të jem e lumtur dhe
falenderuese.
Ndaj për këdo që do të të gjendet udhës tënde, me
ritmin e melodisë së sjelljes përpiqu të njohësh vetëm dicka: a janë në harmoni
me valsin e jetës që ti gëzon?
Nëse po, ftoji në vallëzim!
Jeta është e jotja...
Comments
Post a Comment