Skip to main content

Të ngjaj ty!


Për pak ditë bëj 10 muaj që kam ardhur në jetë, jam ende i vogël por jam aq i madh sa të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje...

Mban mënd kur isha në barkun e mamit e ti më thoje se mezi më pret për të qëndruar bashkë? Po lumturimin tënd kur more lajmin se do të bëheshe me djalë e do të ishe shoku im më i mirë? Po tani cdo më thuash që premtimin nuk e ke mbajtur? Po sikur unë të qaj, ti do të vije me vrap tek unë?

Mami më tha që ti as mbrëmë nuk erdhe, as shumë mbrëmë të tjera ske ardhur të më ledhatosh, as të shohësh se si unë rritem pak nga pak, as të më thërrasësh bir...
Por unë i bëj të gjitha e ti nuk më sheh, unë zgjohem me mamin dhe tani e di që gjithë dashurinë e vëmëndjen e saj e kam unë. Babi, ajo qan, por unë s’ta kam thënë dot sepse ti nuk vjen të më pyesësh së cfarë më trishton... Jam shumë i vogël e di por ti ke 4 muaj që nuk më sheh, jam rritur aq sa të të tërheq mëngën e këmishës tënde për pak vëmëndje. Ajo qan, qan për mua e në përpjekjen e saj për të fshirë lotët i shkëlqejnë sytë nga dashuria e më thotë, babi do vijë shumë shpejt bir sepse ai të do shumë.

Tani kam frikë t’i përgjigjem dilemave që kam në kokë, sepse po të më doje ti nuk do më lije asnjëherë, sepse egoizmi nuk ze asnjëherë vend mes një babai e një biri. Unë nuk e di a më mendon ti kur ulesh për të fjetur, a e njom edhe ti jastekun me lot si mami? Po kur zgjohesh në mëngjes të mungon e qara ime? Po kur të pyesin për ne, ti cfarë ju thua?

Të ngjaj ty...
Edhe kur qesh edhe kur qaj, edhe kur fle edhe kur i habitur shoh cdo gjë, të ngjaj ty kur dashuroje mamin, kur bota rrotullohej vec rreth jush, të ngjaj ty që edhe sot nuk erdhe të më shohësh se si po luaja me topin e vogël nëpër shtëpi.
Të ngjaj ty kur ishe ti, sepse sot nuk po të njoh më... Unë po rritem dhe dua të të shoh cdo ditë, cdo natë, cdo përqafim e ledhatim.

Të ngjaj ty, në sy e në fytyrë, madje mami ua thotë të gjithëve këtë, jam i vogël e di por tani kam zgjatur gishtat për të terhequr mëngën e këmishës tënde, kam nevojë të më shohësh, të më përgjigjesh, për pak caste të më ngjash ti mua, që kaq fort e pastër të dua...

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...