Ka momente nga ato vetmitaret e shumë
dëshiruara kur i bej vetes shoqëri, që të gjej pranë, ty. Në ato mendime krejt
intime e të vogla të pushimit, si një i paftuar lumturi-plot, vjen dhe më lëshon
ca pikëza prej ndjesisë tënde.
- Të dyja për ju?
- Po po, të dyja"
Kam emigruar ëmbël në mëndjen tënde,
se di si rri aq qetë aty, dicka më thotë se kjo është ajo përgjigja e gjithë
turra-vrapit tim për të prekur edhe shpirtin tënd. Padashje e kam kapur veten dy tre
herë duke përfshirë fjalën "ne", aty jam stepur, i kam rrotulluar sytë
e se mbaj mënd se si nuk të kam hequr më prej mëndjes. Deri diku isha liruar
prej prangave të egoizmit, paskam jetuar mëndje mbyllur e me kast të paskam
mbajt jashtë. Dicka kam ditur dhe unë... E kam ditur se kur të jem në tehun e
trishtimit do të vish ti e me shkujdesje do më tërheqësh me vrull drejt përqafimit
tënd, po nuk e kam ditur që ky do të ishte vendi im i lumtur!
Jam përhumbur në atë fragment
sekondi kur të gjeja drejt e në planet e mia për të ardhmen dhe për cudi nuk
ndjeja aspak frikë, as varësi ndaj kësaj gjëndje, përpiqesha t'i shquaja vetes
se cfarë më bën kaq beton në situata të koklavitura, ku e gjen mëndja rrugën në
ato lloj humnerash të thepisura, që deri dje vrisnin realitetin...
- Të dyja për ju?
- Po po, të dyja"
Të parën e pij për veten dhe shkon
drejt e në vendet më të errëta, thonë se mendimet janë të lira po forca me të
cilën i përdor kushton shumë...
Njëjtë si me fjalën, fjala është e
lirë, po faturon shumë, shumë, kur e nxjerr prej gojës!
Të dytën kafe e pi për ty!
Bota dikur trembej të shkruante për
ndjesi të forta, fshehurazi dy zëra të mbytur rrënxë një cepi shuanin një
puthje, në fund të fundit, përbënte art!
Sytë kanë gjithmonë një arsye për të
parë, ndonëse herë veshur në lot e herë të shndrritshëm prej gëzimi, janë aty,
me hapje mbyllje të papushim, si pulsim zemre, shohin edhe më thellë se
dukja...
Njeriu është e vetmja qënie që i
fshihet e i trembet vetes, beteja më e rëndë është mes asaj që di dhe ndjen,
ndonëse e di që kjo botë vuan nga ulërima e të marrëve, zgjodha ty, që m'a
ngjyros edhe errësirën!
Comments
Post a Comment