Unë vetë nuk e di si do ishte kjo botë po të mos ekzistoja
unë, nuk e di a do isha si një pjesëz e munguar në jetën e dikujt, ndoshta edhe
mundet. Por ndoshta do isha lindur në trup e në jetë tjetër, nuk do isha kjo që
jam, mund edhe të kisha lindur në një kontinent tjetër e të jetoja ndryshe,
mundet...
Ka momente kur ndihemi krejtësisht të vegjël në botë, të
zhveshur nga fuqitë për të ndryshuar dicka, megjithatë mendoj se jetët që kam
prekur, njerëzit që kam njohur, emocionet, ndjesitë dhe të gjitha të voglat e
patjetërsueshme, më bëjnë mua ashtu sikurse edhe ty, të shohim se në fakt e vogël
është bota, jemi ne ata që i japim dimension.
Ka një cast kur në heshtje e gjen veten padashje duke reflektuar
në xhunglën e shumë ndodhive që ti vetë i ke trazuar. S'do të doje të kishe
ndryshuar asgjë, ose do t'i bëje të gjitha ndryshe, por në cdo etapë të jetës
do gjeje një përkëdhelje të sedrës duke mos e limituar aspak veten por në
thjeshtësinë e cdo gjëje që të rrethon, do të pohoje e bindur, jam cdo gjë që
kam bërë, jam cdo ndodhi që kam jetuar, unë jam ndryshimi!
Bota do të ishte e mërzitshme pa ty!
Askush sdo të kishte të qeshurën tënde, emrin tënd, mënyrën
se si ti afekton jetën e dikujt, gëzimin që sjell, dhe atë që të bën të jesh
unik në botë!
Nëse ti nuk do kishe ekzistuar, tjetër kush do të vinte në
jetë, por ti do të përbëje një mungesë dhe jeta do të ishte e mërzitshme pa
ty... Nëse nuk do të lindte një piktor, unë nuk do mundja të
shihja diversitetin mes gjithë të bukurave, nëse nuk do vinte në jetë një tjetër
njeri, do kishte edhe hapësira të paprekura të mendjes time që ndoshta të tjerë
sdo të mundnin t'i shquanin, ndaj ti përbën ndryshimin!
Me gabimet e me cdo veprim të kryer me kujdes, me gërmat e
zeza mbi të bardhë e me cdo fjalë të thënë e të pashquar, po të mos ekzistoje
ti, botës do t'i mungoje gjithsesi...
Nuk je ti i vogël në botë, bota është e vogël para teje,
sepse po të mos egzistoje ti, botës do t'i mungoje gjithsesi...
Comments
Post a Comment