Më dhembin duart, kycet e duarve! I zgjas dhe tërheq filxhanin tim
të kafes, më ngjan se 24 orë përbëjnë një jetë, sikur i kam jetuar orët me
muaj. Ndonjëherë mendoj se duhet të kem
jetuar shpirtërisht para se të ekzistoja fizikisht, jam e idesë së më rëndon më
shumë jeta se vetja.
Ja kam hequr kafes gjithë
atributet që ja veshim rëndom si justifikim, ajo nuk zgjidh asgjë, as gjumin
nuk ta përze, cdo gjë ngrihet si iluzion në mendjen tonë. Jam veshur me atë që
të gjithë e kemi të fortë, jo zemrën, se ajo thyhet, as mëndjen, se ajo ndryshon,
po shpirtin, shpirti mbetet i tillë der në fund! Deri më sot, cdo gjë e bërë me
shpirt, ka marrë jetë, ka atë fuqinë të na intimidojë po në rrjedhën e saj hyn
në cdo cep të jetës. Sa të ndryshme e ka vizionin e shikimit, si ujë të kulluar
ndjek udhën e saj, gurëve i shkon një mbi një, shpirti nuk ndalet kurrë!
Cuditërisht mëngjesi ashtu pak i
ftohtë me zgjoi pa dilema, ndjeva duart pak të rënda po i shtrëngova më fort
dhe u ngrita, nuk i bëra hapat melankolikë, nuk ndrrova rrugën as nuk hoqa dorë
nga mirësjellja për të thënë me zemër, jam me ty, jam e fortë! Kupton me kohën
se gjithë forma e të rriturit si proces vjen pikërisht nga ditë të tilla, koha është
therëse kur nuk e kemi me bollëk, është mbytëse kur nuk na përgjigjet, koha është
unë, është ti!
Më ka zbutur gërvishtjet ajo, më
ka lënë edhe vetëm, por me shpirt, ja kam dalë.
Me mëndjen e kthjellët, sot përqafova
ditën, e bindur se të fortë e të dobët në këtë jetë, nuk më bën një ditë as një
moment, sa të kem një shpirt, nuk më duhen as kafet e mëngjesit për të hequr
dilema, as zërat e huaj për të më turbulluar ujra, as duar për të më shtyrë, as
ëndrra as gjurmë!
Kam jetuar shpirtërisht para se të
vija në jetë fizikisht.
Sepse shpirti nuk vdes kurrë!
Comments
Post a Comment