Kisha dëgjuar se stuhitë e gjëmimet e qiellit e bëjnë
më të fortë tokën, kisha lexuar se thyerjet e bëjnë më të fortë njeriun, po nuk
e mësova as prej qiellit as prej diellit se ku mund të të gjeja ty!
I dashur shpirt binjak,
në fakt mendoja se ti nuk ekziston, se je një
legjendë urbane, dhe cdo gjë lidhur me ty thuhej vetëm në libra. Por jam kurioze të di si isha unë kur u takuam? Në
c'formë erdhi zemra ime tek e jotja? Tani nuk kam më frikë të di asnjë përgjigje. Unë nuk kam frikë se librat e përrallat do të të
marrin me vete, kujtimet e tua i kam gdhendur fort nën lëkurë, aty ku më pulson
cdo rrahje e ndjesisë tënde! Sot po mendoja se sa e vogël bëhet bota kur njeh
gjysmën tënde. Po mendoja se sa egoiste më paska njohur pasqyra,
asaj të vërtetës që i kam thënë gjithcka, e cila me paska gënjyer kur i rrëfehesha
se ndihem plot.
M'a shkunde shpirtin, më bëre
të dal prej guackës time, ti më motivon! Nuk je gjysma ime, je pasqyra më e mirë
e vetes time! Ti nuk më bën thjesht një njeri më të mirë, ti më
frymëzon ta bëj vetvetiu këtë gjë.Në të mirë e në të keq, në fund të ditës kam kthyer
kokën nga ti dhe jam shkundur nga qindra pyetje, ti erdhe me vrull, më bërë të
vendos pikëpyetje, më ndryshove ditën, jetën, me thjeshtësinë tënde, zhveshur
nga idealizmat me forcën për të më tërhequr në një botë në një sekondë.
I dashur shpirt binjak...
Gjatë jetës kam njohur shumë njerëz, por askënd si
ty. Ishte e thënë, të mblidheshim në një shtrëngim, në të mirë e në të keq, të
ngrinim një dolli për cdo ditë që do të vijë, për cdo natë e përgjithmonë! Nuk të gjeta librave, as përrallave, as në stuhi e
gjëmime qielli nuk të kërkova. Ti erdhe në një natë me shi, si për të fshirë
cdo bojë mbi letrën e ditëve të shkuara, ti erdhe, dhe me ty të dielën bëri
diell!
Comments
Post a Comment