Skip to main content

Ti m'a bën diell!

Sa është ora?
Është saktësisht një orë për t'u dashur, një orë për të thënë të dua, një orë me përqafimin e diellit përballë, me padurimin për të të parë, me dëshirën që kjo orë të zgjasë pafund, është një orë si cdo ditë, ku nuk do të heq dorë nga kafja e mëngjesit me ty në krah, një orë për t'u dashur...

Me ty, më ndalon ora! Vec ora! Cdo gjë lëviz, lulet marrin jetë, ëndrrat zgjohen, njerëzit ecin, lugët kërcasin filxhanit të kafes, vec unë e ti jemi të veshur me minutin e ngecur të zemrës.  Akrepat puthen... sa zemra heshtin bashkë me të... sa gërma mbeten jetime, sa pak duhen fjalët në atë puthje!

Cfarë më pëlqen te ty është se si flet kur je i lumtur, se si të qeshin sytë, në atë cast asgjë tjetër e gjallë nuk ka jetë, sa bukur vdes rrethimi yt e ti je gjithë jeta aty. Më hipnotizon gjithë frikërat e mendimet që më mbajnë larg teje, m'i shuan pak nga pak edhe retë mbi krye që vijnë paftuar, ti m'a bën diell!



Është orë për t'u dashur, për të lënë në ajër shijen e ëmbël të asaj që ne e quajmë tonën, orën e ngecur! Jemi mbërthyer në rrotullimin e ndalur të minutave, në përqafim jemi dy, si dymbëdhjeta e këmbanave që zhurmojnë tri herë. Si cdo ditë në të njëjtën orë do jem e pavdekshme, gjithcka që arrij të përceptoj në vendin përreth, më ndalet sysh... kur sytë e përqafimi bëhen një, më ndalon koha!

Një flutur rozë bën ecejake mbi mua, më ulet mbi dorë, nisem t'i them se është capkëne, po ajo lëviz e më qëndron mbi hundë. Si arriti të dalë prej stomaku, krahë-pranvera e vogël, m'i dha ajrit aromën e sytheve të vogla të sapocelura të jaseminëve.

Akrepat puthen... sa zemra heshtin bashkë me të... sa gërma mbeten jetime, sa pak duhen fjalët në atë puthje!

Sa është ora zemër?
Është e njëjta orë si dje, ku minuti i zemrës ngeci, ku akrepat u puthën, është ora e fluturave, jaseminëve, kur t'i ma bën jetën diell, është orë për t'u dashur...


Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...