Skip to main content

N’ajr!



Si momenti i shkëputjes së avionit me tokën, si boshllëku në stomak kur makina bën një zbritje të papritur, si hapat e shpejtë frymë-marrës, të doja, ajër! Njëmijë aroma ka me ty dashuria! Si një parfum që të rikthen kujtime e të vjedh buzëqeshje, si një diell në të kaltër qielli, si avulli që lëshon kafja e orës 7 të mëngjesit, si ndjesi që të vjedh padashje gjithë shpirtin...
N'ajrin tim, jepet vetëm një këngë, n'ajrin tim kërkoj alkol dhe pak adrenalinë, ti je lartësia ku gjatë kam ecur për të mbërritur!

Më zgjatën në duar një revistë dhe shfletova menjëherësh pa ndaluar askund. Faqet vetëm zhdukeshin një nga një, në fundin e saj gjeta hartën e botës, atë formë ka zemra! Në cdo cep të saj, e gjallë frymon etja ime për të njohur shkrimet në hyrjen e cdo qyteti, në cdo rrugë merr jetë edhe njëherë historia e kujtdo.

Dikush do e dikush duhet, janë edhe ata që duhen, ata të paktët mbetur kopshteve të pallateve mbretërore... janë ata të paktë zemër kardinalë që njohin floririn e një shpirti!
Diellit i vij rreth e qark, n'ajrin tim mbi re bën ftohtë, kërkoj edhe një gotë alkol, n'ajrin tim, gëzimi pihet me fund!


Në një formular plotësova identitetin, më ngjante se nuk isha tamam unë, deklarova se do të kthehesha, si e rrënjosur vetja më tradhëtoi për një rrugë mbrapsht. Tradhëti për një hartë lënë varur në murin e dhomës time...për një hartë zhgarravitur me dëshira, për një botë që ka formën e zemrës!
Rrugët ishin ende aty, prisnin dhe njëherë hapat që prej ku u nisëm, premtuam se do t'i ktheheshim. N'ajr bën ftohtë, bulëzat e alkolit dalin në sipërfaqen e gotës e gjejnë rrugën menjëherë në caste të reja.

Në rrugicën e një qyteze, bën ftohtë! Pranvera duket se ende zihet me dimrin, si një cift i ri në hatërmbetje lëshojnë shi. Tokës i puthet aromë jetë. Ti pohon se të ngjan ky fragment me një skenë filmi... Frymoj thellë. Njëmijë aroma ka me ty dashuria! N'at cast, të doja ajër!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...