U enda gjatë rrugëve të tua, ti më thoje se jam gjithcka që
ti ke dashur, ti me gjithë qënien tënde më shtrëngoje në një premtim, të dua, të mbaj! Për ty, mijëra vargje në cdo aeroport, do mbajnë emrin tënd.
Për ty që je agimi dhe perëndimi i jetës time, do të zgjohem në njëqind ditëlindje
me qirinjtë të shuar që në ajër formojnë emrin tënd.
Qyteti im, ska jetë pa ty!
Muzgu im i ëmbël, më thuaj, a t'i merr malli duart për një përqafim...të lutem, sonte më lër të qaj, më lër të mbështes kryet në
jastëk e të formoj hartë lotësh...hartën e zemrës! Veten skam fuqi ta kundërshtoj, vetja më tradhëton në ty,
aty le të jem një kokë mbështetur në krahun tënd, bashkë jemi të fortë...
Sa rëndë po të peshon shpirti? Lëre të trishtë edhe sot, nesër
është një ditë e re, nesër është një ditë më e mirë. Nesër është prap unë edhe ti, sepse në atë botë të vogël tonën,
i mbyllëm dyert e djeshme, morëm një rrugë bashkë, duke parë njëri tjetrin në
sy, kycëm edhe njëherë premtime të hekurta, bashkë do t'ja dalim...
A t'i merr malli duart për një përqafim?
Atë shtrëngim që i dobët është para teje, në shtretër të një
jetë që e duam tonën. Kur i mbyll sytë, cfarë ngjyre ka shikimi yt? Kur të merr
malli, a ke frikë nga rrahjet e zemrës?
Qyteti im, ska jetë pa ty!
Muzgu im i ëmbël, më thuaj, a t'i merr malli duart për një përqafim.
U zgjova dhe ndjeva sytë të më peshonin qindra jetë, mora
telefonin dhe kisha nevojë të shihja edhe njëherë foton tonë, të shihja edhe njëherë se si të qeshin sytë
kur arsyeja jam unë.
Kishte qënë dje dita kur në heshtje ishim premtuar njëmijë
herë mbi fjalën të dua.
Lutem të bjerë një yll për ty, që dëshirës t'i bëhet rrugë,
sepse nëse mendon se je vetëm, zgjat dorën dhe do gjesh një zemër, në cdo kohë!
Do të fryjë erë, do të thyhen xhama, do t'i humbësh shpresat
por unë e di, në fund do t'i ndreqësh krahët për një tjetër fluturim. Nëse të duhen sy për të gjetur rrugën për shtëpi, merr zemrën
time e më quaj tënden. Për ty, mijëra vargje nën të njëjtin premtim, të mbaj!
Comments
Post a Comment