Me dorën futur në xhep shtrëngoja një 20 lekësh monedhë, në
dorën tjetër timonin e makinës, kaq zotëroja për ti dhënë drejtim jetës, 20 lek
dhe një timon. As një gllënjkë kafe
hidhur nuk e gjerbja dot për të mbledhur atë pak forcë mbetur shtigjeve të kockave
në trup.
Rrëzimi im kishte mbërritur! Rrëzimi im u kthye në vendin që
ishte i yti...
Rrënqethje e trupit më shtrëngoi në lot, më vinte si vagull
zëri yt kur më kokën ulur pohove: po, kam njohur dikë tjetër, më vjen keq, unë
thjesht… e dua!
Mbaj mënd vetëm dicka,
unë ika dhe ti nuk më kërkove kurrë më. Asnjë zë lutës nuk u dëgjua të bërtiste
kur prej shtëpisë tonë, unë mbylla derën vetëm me rrobat e trupit, për të mos u
kthyer më kurrë aty. As atë ditë e asnjë ditë tjetër...
Në pesë vitet e martesës asnjëherë nuk e kisha menduar se kështjella
e zemrës do të shembej në këtë formë, unë asnjëherë nuk e kisha menduar se
thyerja e zemrës qënka e tillë...Preka fundin... atë lloj fundi që as në
mjerimin më të madh nuk e kish njohur njerëzimi, u drodh para sysh gjithckaja
ime lënë peng në jetën e dikurshme.
Zotëroja një timon dhe një monedhe 20-lekëshe për t'i dhënë
drejtim jetës!
Por jeta më drejtoi udhës time të re... Jeta më zgjati një
dorë kur unë zvarritesha, kur unë nuk kisha as lot për të vajtuar një gjurmë të
ndërtuar vetë, kur mendoja se kisha zemër e në zemër kisha gjithë botën! Jeta më
tregoi se lumturia nuk zgjat përgjithmonë, se rrëzimi nga maja e saj më e lartë
qënka therës, se pas cdo shembje të mureve dhe endjes së pakrye, gjendet një
cati, jeta më dha diellin si cati!
Në hapat e parë të saj kuptova se ngritja më e madhe e
njeriut është përpjekja për të bërë hapa të vegjël, ato endjet që në fillim
ngjajnë si pavend e pa asnjë zgjidhje, dita ditës u bënë formëzimi i puzzle-it
të jetës time! Kisha prekur fundin dhe e dija se cdo të thoshte të ngriheshe. Fundi u kthye n ë forcën time.
Dje u shkëmbyem në rrugë, ti mbaje në krah një vajzë të vogël,
atë që unë nuk munda të ta jepja kurrë, një vajzë të vogël, nëna e së cilës
ishte ajo të cilën ti dikur kishe njohur...
Unë shtyja karrocën e tim biri, atij që do kishte sytë e tu,
atij që do të ishte i yti, babai i të cilit, është bashkëshorti im!
Derdha lot për të dy ne! Derdha lot që as vetë nuk e dija se
cfarë shije kishin…
Jam e lumtur për ty. Nuk të urreva dot kurrë sa të mos gëzohem
për ty, nuk të mallkova dot asnjëherë sa të mos shihja dot në sy! Jetojmë ëndrrat që dikur i thurëm bashkë, jetojmë jetë që
nuk janë më të njëjta. Unë preka fundin, rrëzimi im u bë forca ime më e madhe.
Ti ishe mësimi më i fortë që universi më dha...
Në duar shtrëngoja karrocën e tim biri dhe në portofol kisha
foton e familjes time të re, kaq zotëroja për t'i dhënë drejtim jetës...
Comments
Post a Comment