U enda gjatë rrugëve të tua, ti më thoje se jam gjithcka që ti ke dashur, ti me gjithë qënien tënde më shtrëngoje në një premtim, të dua, të mbaj! Për ty, mijëra vargje në cdo aeroport, do mbajnë emrin tënd. Për ty që je agimi dhe perëndimi i jetës time, do të zgjohem në njëqind ditëlindje me qirinjtë të shuar që në ajër formojnë emrin tënd. Qyteti im, ska jetë pa ty! Muzgu im i ëmbël, më thuaj, a t'i merr malli duart për një përqafim...të lutem, sonte më lër të qaj, më lër të mbështes kryet në jastëk e të formoj hartë lotësh...hartën e zemrës! Veten skam fuqi ta kundërshtoj, vetja më tradhëton në ty, aty le të jem një kokë mbështetur në krahun tënd, bashkë jemi të fortë... Sa rëndë po të peshon shpirti? Lëre të trishtë edhe sot, nesër është një ditë e re, nesër është një ditë më e mirë. Nesër është prap unë edhe ti, sepse në atë botë të vogël tonën, i mbyllëm dyert e djeshme, morëm një rrugë bashkë, duke parë njëri tjetrin në sy, kycëm edhe njëherë premtime të hekur...