Dua të mos njoh shumë prej teje e të me shuhet njëherësh
kurioziteti...
Dua të mos jem një rutinë e vagullt që endem ashtu kotazi në
mendjen tënde...
Dua të të jem larg e në kthimin tënd të mos përbëj asgjë të
jashtëzakonshme!
Të voglat e vërteta janë krejt ashtu të përthithshme për
gjithë cfarë përbën një histori si kjo. Janë si një asfalt i heshtur me vetëm
dy kalimtarë, janë si zhurma e lehtë që lëmë pas...
Do të nisesha menjëhere në rrugë të panjohura, me ty
le të bënte dimër, do të njihja edhe ashtu, në brymin e ftohjes, në ethe të
frymës, do të nisesha udhëve të reja, pa mburojën e fjalës "përgjithmonë",
nuk na duhen premtimet, duhemi vetem unë edhe ti.
Mjafton kaq pak në libër të jetës për të njohur më tej edhe
veten në ty, mjafton, sinqerisht, disa gjëra le të mbeten pa thënë, ka ditë të
jetës ku gjithë të voglat shuhen e në pëllëmbë të cdo ndodhie mbetemi vec unë
edhe ti. Mbamë larg të fshehtave të tua, ruaji e duaji brenda vetes tënde, unë
mund të ti dëmtoj. Vetes nuk ja dua brengat e aspak ty në të, ti le të mbetesh
i paprekur në pluhurin që lënë rrënojat e zemrave të thyera.
Më vesh me një shije të ëmbël edhe pas cdo
"mirupafshim", ikim krejt te qetë kundrejt njëri tjetrit pa e ditur nëse
do të shihemi nesër a jo, njësoj bën ngrohtë në shpirt edhe duke qeshur me të
tjerë që nuk janë une edhe ti. Dehem dhe jam e clirët! Me ty nuk ka asnjë prangë
zemre qe më mban lidhur. Me ty shuhen gjithë shkëlqimet e rrugëve dhe prap bën
dritë...
Mbamë larg, vetëm duam afër! T’i dua pak nga pak të fshehtat,
ti i vesh, i zotëron, si të jenë dicka e zakonshme, si tymi që lëshon një
cigare që shpirtit ja shfryn brengat. Është e cuditshme që më tërheqin aq fort
misteret e tua…
Të dielave të ngrohta, fjalëve të pathëna do ti vesh edhe
rreze të tjera, do të rrotullohet bota rreth nesh, do të bëj prap dimër dhe
festa të tjera do të kalojnë një pas një,
edhe në ditët kur me kast do të përpiqem të mos të të mendoj, ti do vish
përsëri, i heshtur, me gjithë të
fshehtat e misteret që t’i dua, me një puthje të re me shije të vjetër…
Comments
Post a Comment