Në një ditar të vogël shfletova para
syve një jetë që dikur kish qënë e jona. Sa vogëli të ëmbël shihja në cdo fletë
ku një copëz letre i drejtohesha në emër: i dashur ditar, sot u takuam prap. Sa mall më dogji në kraharor. Në mjekër m'u mblodhën lotët që dikur
nuk munda t'i qaj, lotët që dikur u trazuan në shpirt e heshtje mbollën në
fytyrë. Cfarë më bënte të isha për ty bota? Cfarë e bënte atë zemër të më donte
në atë formë sa sot të më rrënqethë trupin?
Doja të mbyllja sytë e të jetoja edhe njëherë
emocionin e një mesazhi të dërguar vonë, të netëve ku premtimet ngjanin të përjetshme,
të netëve ku flinim me mëndjen tek njëri tjetri...ku mëngjesi do të na bënte
bashkë po prap në cepin e rrugës së shtëpisë, ku do të shkëmbenim ato përshëndetje
që zor se i mbajmë mënd se cthuhej në ato fjalë. Doja të isha dhe njëherë e dobët, vec
dhembja e zemra e provon një shpirt...
Të merrja pas kalendarin e 1 Janarit të atij viti, të
vizatoja një zemër mbi të e të shkruaja, ti nuk dhemb. Në ditët kur mvishej
trishtimi si re mbi krye, një copëz rreze vinte prej fjalëve të tua: më ke mua! Sa e madhe dukej bota e vogël e syve tanë. Sa të thjeshta ishin ëndrrat dikur, që një blloku të vogël të verdhë i derdhja cdo ditë shpirtin në duart e tij, thua se zot ishte e m'i ruante në gji të fshehtat që i doja aq fort...
Lexova 76 faqe të tij, e tek të
gjitha gjeta një arsye për të qarë, janë vetja kur dija të doja ty, janë ti, kur
në cdo mbrëmje më thoje natën e mirë dashuri!
" Mëngjes, e hënë, në dyert e shkollës
zhurmat ngjanin si melodi. Para një dite ishim uruar për një përvjetor, ishim
uruar me fjalë të buta se të tjerë përvjetorë na prisnin. Një ditë e ftohtë
shkurti, ngrohu edhe njëherë një jetë..."
I dashur ditar është e premte, shkurt 2017.
Se si dukem unë sot pasi kam lexuar
veten e dikurshme. S'di më a duhet të qaj a të qesh, apo më duhet të kthej
kryet e me zemër ti përulem vetes në falje duke thënë se koha më katandisi në
ditë të thata! Se di si dukesh ti sot e kujt ja ke mbajtur premtimet që më përkisnin.
Nuk e di a e kujton ndonjëherë ritualin e cdo të hëne, ku do të më shkruaje
"javë të mbarë...", a e mban mënd si di të duash ti? Të gjitha i ruaj
unë në ditarin e vogël me dryn, mbyllur në të, bashkë më ty, kohët kur mendonim
se të duash, ishte ne!
Jam kurioze të di, kujt ja dhurove zemrën...
atë të dobtën që ëndrra thyen e prek një shpirt. Më thuaj pak, e di ajo për
mua? Po kur të pyet, ti cfarë i thua...?
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë