Do t'i shkruaj për ty, fjalët që prej të
tjerëve thura histori, fjalët e të tjerëve që sot i mora në duar dhe u zotova
t'i bëja të miat e në rruaza të stolisja një gjerdan fjalësh për ty...
Të të them faleminderit që hyre në jetën
time si një udhëtar në një rrugë të vetme, si një pasagjer në krahun tim të
djathtë në avion, si një dorë shtrënguar në boshllëkun e gishtërinjve të mi,
erdhe ti, dhe si copëz e munguar, plotësove atë hapësirë që unë nuk e dija
se ekzistonte...
Të të them, duamë aq sa mundesh, se një
zemër si e jotja, di të dojë përtej cdo ndjesie... Të të them më në fund, fjalët
që të tjerët i thanë njëri tjetrit kur duheshin...
Të mos kem frikë nga ecja zbathur në
rrugët qe do të ec me ty, të bindem se jeta është një kuti surprizash që luan
ecejake e shpesh herë të hapet duarsh në një ditë të zakonshme si kjo, duke
ardhur krejt ashtu pa asnjë festë të vecantë, pa një datë, pa asgjë të
zhurmshme, drejt e në shpirt...
Të të dërgoj këngët që të tjerët ua
dedikuan njëri tjetrit, të jetojmë një kohë ku shembuj të mos jenë më
personazhe të filmave, ai dhe ajo, por midis nesh, unë edhe ti!
Njëherë kisha ëndërruar që isha dikush që
doja, ëndërroja të ishe ti pa e ditur se kush je, një ditë ëndërroja që të
gjitha netëve të pagjumë, të ishe ti arsyeja...
Por ti nuk erdhe netëve të lëna gjetkë në vetmi, as vegimeve të
mëndjes, ti erdhe një ditë dhe hodhe poshtë gjithë muret e ngritur të veshur me
shelgje, ti më bërë të buzëqesh me premtimin, se cfarëdo që të ndodhë, të
duhemi, mundemi. Mundemi më fort të duhemi pas qindra kilometrash, pas rrugëve
që në destinacione të ndryshme ecim dhe në shtrëngimin e fjalës, të dua për
vete.
Ti je arsyeja!
Që sot fjalët e botës do t'ja vjedh
duarsh.
Do të të shoh përsëri, pas ditësh ku do
të ketë rënë shi, pas ditëve që do jem trishtuar për mungesën tënde, që jetës
t'i kem mbajtur mëri, do të frymoj prej shpirti, do të të shoh përsëri dhe kohës
t'i heq perden, kur diellit në fytyrë ti buzëqesh e t'i pohoj se asgjë tjetër nuk
paska rëndësi, kur ke një zemër të lumtur, kur arsyeja je ti!
Të të pyes, ku ishe më përpara?! Ku ishe
ti kur unë doja të isha një njëri që di të dua... Të të them qëndro, më shtrëngo
e puthmë duart, besomë, njëjtë sic bëj
unë me shpirtin tënd, duamë!
ME E BUKURA! Me kenaqe venat e zemres! Je shpirt Desantil!
ReplyDeleteTi je nje zemer!
DeleteFaleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë