Do kisha jetuar qindra herë e njësoj do të lindte
cdo dite e re, në cdo mëngjes do të bënte diell e në cdo mbrëmje do të këndohej
muzikë me kitarë, do të binin ëndrrat mbi dërrasë e zhurmë e tyre do të zgjonte
edhe njëherë flakë...
Do të gjej prap, do të gjej edhe njëherë rrugën për
te ardhur në përqafimin tënd!
Nuk jetoj dot me mëndjen lënë peng gjetkë, me mëndjen
varur në ty, jam e dobët përpara kujtimit që më vesh në gëzim e trishtim njëherësh...
U mësova të isha e lumtur e s'mund të shkelja dhe
njëherë në atë botë ku ti nuk ishe. Të ndërtuar përpara sysh kisha ende
skeletin e një shtëpize që dita ditës formësohet e bëhet e jetueshme, nën atë
cati ku nuk rreshtëm për asnjë moment së njohuri njëri-tjetrin. Në atë përqafim
ku bota përreth merrte fund, në një shikim ku vetëm unë edhe ti ishim të gjallë.
Kam mall të shoh veten të lumtur të pasqyruar tek ti...
Mbrëmë më erdhe prap në ëndërr! Ngaqë të mendoj
ose ose ngaqë nuk të kam heq prej mëndjes asnjëherë, ose më këq akoma, nëse përpiqem
të të harroj ti vjen drejt e patrokitur me atë forcë buzëqeshjeje që për atë
cast më rikthen edhe njëherë në herën e parë që u takuam. Ti m'a ktheve përmbys
gjithë mburojën e vendosur atëherë. E megjithatë, fytyra dhe shpirti nisën rrugë
të ndryshme, të ndara nga njëra tjetra, luftë bënin brenda meje.
Nuk e di me cfarë monedhe vlerësohet kujtimi por më
ngjan se unë ende paguaj për ato ditë të shkuara... Zemrën e mbaj hapur dhe vetëm
nxjerr prej saj, të palodhurat duar që nuk kursyen asnjë grimë shpirti për të
blerë cdo ditë një copë dije, nga ato që në cdo herë që u kthehesh, të ngjajnë
të vyera dhe i mbledh në një sunduk me celës.
Ndonjëherë luaj monolog me veten e pyes se cila
pjesë e jotja ka mbetur e pandryshuar që unë ende vazhdoj ta mbështjell fort
pas vetes. Shumë shpesh arsyeja më thotë se ti dhe unë jemi qellimisht këtu, në
ecje të ndryshme, që një ditë vështrimi, zëri dhe ecja jote të bëhet bashkë
me të miat në kryqëzime të vogla. Po ku është kufiri? Se u bë kohë që vetëm
endemi...
Kur përmendesh ti, në trup ndjej një kthim të vogël
në parajsë, si gjendje fluide, e lëvizshme brenda rrëmujës së trurit. Më bëhet
se paqja ndërmjet fytyrës dhe shpirtit është në kërkim për të rifituar prap
ty...Të ndara nga njëra-tjetra dikur bënin luftë, në buzëqeshjen tënde ka ende
hije të fjalëve të mbetura pathënë, po në atë shikim pohon: "Unë e di se c'ëndrra ke parë e c'mendime ke
pasur, erdha dhe njëherë pa trokitur..."
Comments
Post a Comment