Skip to main content

Vendi yt është bosh!

I thashë të ulej pak më larg, sepse aty në krahun tim, ishte ende vendi yt. Më vështroi cuditshëm, aq sa më bëri të ndihem në faj... Ishte thjesht një i panjohur dhe unë nuk duhej të shfryja mbi të inatin e botës. Por më rritej brenda vetes urrejtja për këdo që nuk ishte ti... S'di se kur ishte hera e fundit që në fytyrë përplasëm fjalën, harromë, mos më kërko më... Dhe cdoherë ktheheshim tek njëri-tjetri!

...në mëndje të përkisja akoma ty!
Ende nuk e di pse e mundoja veten në torturën e asaj që as nuk ekzistonte më. Duhej të lija veten të duhej nga dikush që nuk është ti! Këmbëkryq ishin ulur gjithë të shkuarat e mia ndërkohë që ti flisje... Mbahesha varur në një grep me qiellin e në hekurudhën e mendimit, treni im zgjatej drejt rrugës tënde! E di si më vjen ti? Si shi... Drejt e në lëkurë, si pikëza shiu vere në qiell të pastër, që le dhe një aromë të këndshme pas. Erë toke... Se cmë përcjell ti!

Është vendi yt bosh prap, përballë meje!
Marr hije agresive kur dikush pafajësisht tenton të ulet, kthetra të fshehura më shfaqen kur më afrohen ata që nuk je ti! Bota më do, jam unë faji në këtë rrugëtim, e pikërisht pendesa më rëndon supet!



Më pyesin, ende nuk je lodhur?!
Shoh dhe për pak minuta nuk flas, jap idenë se jam mendueshëm ndërkohë që kam thënë një "jo" të prerë brenda vetes!
Për ty, nuk do lodhesha kurrë, deri në fund të një endrre!  Vendi yt është i yti!

Për të gjitha herët që të kam hequr ngjyrat fytyrës, më fal! Erdha me vrap ndaj mezi mbushem me frymë...  Janë rrugë që marrin jetë në destinacionin e fundit. 

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...