I ndjej në frymë
sekretet e tua, e di që dicka në përtypje më fsheh...Por
refuzova të të shoh në sy, e dija që do të urreja në cast, u largova në dhomën
tjetër me ajrin që sa vinte e bëhej mbytës!
Ti më ndoqe, gjysëm zëri më pyete nëse doja kafe, thashë një po të zbehtë...
U ulëm ballë për ballë, dera e hapur në prag verandë ledhatonte perden që bënte hyrje daljet e saj si vizitore!
More frymë thellë e të ndjeva se doje të hiqje drynin e sundukut që po të mundonte shpirtin.
Mbrëmë, të lashë, të lashë sepse ndjeva atë të cilës i jam i druajtur përherë, nuk të dua më!Nuk të dua më me të gjitha që të doja dikur, me asnjë grimë mbetur ditëve bashkë, me të gjitha dobësitë e mia, të lashë...!Të lashë zemrën, lashë aty përbri dhe shpirtin, nuk më duhen më, mbrëmë i zhvesha prej vetes kur tjetrës ju beha në derën e shtëpisë. E ti më përndiqje në cdo cep të mendimit. Në atë sekondë, u zhvesha prej teje, nuk të desha më!Kisha kohë që mbyturazi notoja herë në dallgët e tua e herë në valët e saj...Derisa mbrëmë ndjeva se në detin ku isha, anija ime kish zëmë vënd! Aty hoqa litarin mbajtur peng në hekurin e fortë, të lirova prej vetes, hoqa veten nga ti!
Dhe ti ike...
Mbeta si një kufomë e veshur në të bardhë me një kafe në dorë. Nuk dija c'ndjeja...Nuk të urreja dot! Ti më kishe liruar prej vetes... Ti më kishe lënë të lirë....
Hapa të gjithë dritaret dhe flladi i dha aromë deti gjithë hapësirës time! Fustani i gjatë ngacmonte cdo mobilje në ecje...U hodha në shtrat me sytë nga qielli!Nuk të urreva dot! Ti ishe zhveshur prej meje! Unë isha e lirë...
Comments
Post a Comment