U ndez një shkëndijë mes nesh dhe unë pasqyrova frikë! Kish
dicka në ajër, si ndjesi e vjetër, rikthyer fort pas një hatërmbetje!
Ti flisje, unë në mëndje gjeja shtigje për të arratisur cdo
grimë fantazie që ndërtohej aty për aty!
- Diku jemi parë... Pohove ti, dhe shigjetë në sy ishte
gjithë pamja që more. Në dukje isha e ftohtë, indiferente e ndonëse e dija fort
mirë se ishte hera e parë që të takoja, luajta me gurin e fjalës, ndoshta jemi
parë, ky qytet kaq është!
Clirova siguri në cdo fjalë dhe ti u përpoqe të ma hidhje
grimcash përtokë.
- Ne njihemi, lëri këto! Fytyra të mori buzëqeshje ironike.
Ti ishe kaq i bukur saqë më vure në tela me gjëmba! Flisje saktë, sytë shoqëronin
cdo gërmë me një lloj efekti të tmerrshëm! Ngultas më pe kur u përpoqa të marr
telefonin e të shkruaja dicka... Si në faj e lëshova me zhurmë mbi tavolinë.
- Më duhet të shkoj. Fola me bindjen se një godinë e tërë po
priste miratimin tim për të marrë frymë!
Në fakt kurrsesi sdo të gjeja një justifikim për të ikur por
e njoh veten mjaft mirë për të qëndruar.
Ti përbëje padiskutim një shije të vjetër, një nga ato
histori që me vete mbartin në shpirt: jemi njohur në një jetë tjetër, por unë
jam frikacake, unë iki nga sytë këmbët kur duan të më vjedhin zemrën!
Atë nuk e fal kurrë, nuk e shes e as kompromis nuk bëj për të!
I druhem der në palcë ndjesisë se dikush si ti do të ma marrë....
Ty të kam frikë!
Ti je hajdut i denjë por unë nuk jam një pre e zakonshme...
Comments
Post a Comment