Më mbeti e madhe dashuria për ty e nuk besoj se ka zemër tjetër ta nxërë. Por ti e di, kudo qofsh në
botë e në cdo cep që jeta do të të mbajë, mos harro, ti ishe vendi ku doja të
jetoja dikur...
Sic more me vete valixhen tënde, more me vete edhe copë të jetës time...
Më ke lënë shkret, e nuk po di të mësohem pa ty... Nuk paguhet kështu dashuria!
Thuama dhe njëherë se nuk më do më në krah e të betohem do të jem unë
ajo që do të gjej rrugën larg prej teje, vetëm thuama dhe njëherë se nuk e di
më c'është të duash, e në djall shkoftë gjithcka! Sepse ka fjalë që dhembin, ka
fjalë që gënjejnë ka edhe fjalë që japin jetë! Po mua m'i more pak nga pak të
gjitha, më mbeti në duar vetëm zhurma e rrëmbimit tënd... Vetëm heshtjen nuk
munde të ma shkulje duarsh...
Të lutem, shko!
Nuk do të shkruaj për ty as në ditën më të trishtë në jetë, m’a ke
djegur durimin si ashkël e thatë ditëve të verës po prap nuk m'a skuqe
shpirtin... M'i ke lënë bosh vazot me lule në parvazin e pritjes... U thanë të
gjitha! Por mos ik pa mi thënë të gjitha këto, mos ja kthe shpinën zemrës, më
mirë thuama se kaq ishte e në rrugë më sdo të shihemi me mall si dikur, por
rrugët do të na ndahen tani për të mos u bërë më bashkë kurrë!
Vec heshtja mbajti fjalim atë natë!
Si zonjë
ngriti kapelen që i binte sysh. Të hidhët e ka shikimin vejusha kokë e këmbë në
të zezë! Ndezi një cigare në mesin e dhomës, bëri tym e me zhurmën e një
skarpine, theri ngulur der në shpirt cdo premtim tëndin...
Do të të harroj e asnjë dhimbjeje nuk do ti hap dyert. Në buzë të tjera
puthjet do flasin një histori të re...
Comments
Post a Comment