Nuk e dija se atë natë kishim mbledhur shumë heshtje të mërive të
kaluara. Një mysafir i tretë u ul në tavolinën e shtruar plot...
Ishin
gjithë mllefet e mia e gjithë trishtimet e tua! Darkuan bashkë me ne. Të ëmbël
ma kish shijen cdo frut që instiktivisht e merrja prej pjatës e drejt e kapërdija
me gjithë fjalët që nuk gjenin guxim të dilnin!
Të
hidhur ma kish shijen ky boshllëk!
Por zemrës sot do ti lë një kujtim, si këngën e
preferuar të një cifti, si një medalion varur qafës së një historie krahë këputur,
do t'ja flas të gjitha ato që sot po vdesin me ne bashkë!
Do të ti gris në fytyrë gjithë buzëqeshjet e cdo
fotografi tonën, do t'i hedh e të thyhen në tokë gjithë kujtimet e gjithë udhëtimet! Do ti djeg gjithë kartolinat e lëna në buqeta
lulesh, do ti fryj hirit der sa fytyrës tënde t'i bëj mjegull! Do të të harroj, mes lotësh do qaj gjithcka shkoi, e në ngashërimin e fundit, do
të heq dorë prej teje.
Nuk e dua të më dhëmbë kështu zemra, nuk e mbaj dot mbi shpinë një thes
me heshtje që nuk ditëm ta zbrazim dita ditës... Unë nuk di të zgjohem e të fle më hidhërimin mbledhur grusht në stomak,
unë vij prej tjetër shtrati, nën jastëk duart m'i mban ngrohtë dashuria!
Ti më kishe marrë me vete pulsin pa të cilin sdo mund të jetoja, por unë
merrja frymë... Merrja frymë dhe isha plot. Më ish vjedhur zemra por nuk
ndihesha e plackitur!
Gjumin do ta bëj qetë, e di se në mëngjes do zgjohem me të prap, zemra e
gjen vendin e saj, di të kthehet mbrapsht…
Comments
Post a Comment