Edhe sot njëjtë si dje, ti nuk endesh nëpër shtëpi e as
aroma jote ska më jetë. Më dhëmb mungesa, der para pak orësh nuk do isha kaq e
vrarë sa tani. Të më shohësh pandeh se jam e veshur me plastikën e një kukulle,
nuk kam më as mimikë, as frymë as lot!
Nuk jam në kërkim të boshllëkut tënd, jam ende shpirt peng i
një lamtumire. Më mirë të ish fjala se heshtja kështu si gërvishtje e thatë. Me
fjalën erdhëm deri këtu, doja t'i gërmonim dhe njëherë ato zanore që i morëm me
kohën për t'i veshur në cdo ëndërr!
Por ti ike ashtu, sdi se ku e sdi përse!
Ike pa një dorë shtrënguar, pa lënë një copëz jetë në një
letër grisur, pa një adresë ku të të kërkoj dhe njëherë për të thënë kaq ishte,
ishte kaq pak por bënte kaq shumë vënd! Ishte gjithcka kam, mbrojtur fort deri
dje, veshur me më të ëmblat mëngjese e mbrëmjeve me të vërtetën që njëri tjetrit
ja njihnim vec unë e ti! Ato pak thesare që midis nesh ruheshin të shenjta, sot
sdi se cili fund deti i mban…
Do ndeshemi një ditë, humburazi në një rrugë, ti do të kesh
gjetur një tjetër zemër për t’a lënë me shpirtin ngritur peshë. Derisa të
digjet edhe copa e fundit e lojës me
letrat që pandeh se i njeh mirë...
Derisa ti të dergjesh në grahmat e fundit të mëshirës për një ditë më shumë, për një jetë dhe një kujtim... Pikërisht atë ditë do të shihemi!
Uroj të të dhëmbë po aq sa mua, e të të nxjerrë duarsh atë për
të cilën prej dje m'a ke marrë peng, një fjalë që prej nga atje ku është,
dhemb!
Një lamtumirë, që në rrugë të mos urrehemi, një lamtumirë jo
për atë cka ishim, po për atë që mbeti!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }