Ti ma ke pikturuar shpirtin me gjithë ngjyrat e një tavoline
të crregullt të një artisti. Më ke bërë një melodi me tinguj që shkon drejt e në
dhomën më të ngrohtë të zemrës. Më je bërë shpirt!
Më ke trazuar cdo kafe mëngjesi që flinte ashtu e zezë në
sipërfaqen e filxhanit! Më je bërë trazira e preferuar e ditëve me diell. Me ty
le të bjerë edhe shi, nuk m’a trishton ditën as mundimi më i vogël i grisë së
qiellit për të veshur ngjyrat që sot m’i shkruan fytyra!
E ke bërë edhe hënën të qajë prej cdo ylli që ma ke ulur në
duar, e ndjej se jam totalisht e mrekulluar me ty, ndjej të të them se nëse kohën
do e ktheja një vit më parë, do vija të të gjeja, të fluturoja e lirë në një
hapësirë që ishte shtruar me ndjesitë e tua, duke të mbajtur cdo ditë pranë...
Më ke dhënë frymëmarrjen e një shtegtari që nuk lodhet dukë
kërkuar vendin ku mund të jetojë, më ke veshur krahët e lirisë me sytë puthur paqes! Më je bërë ai shpirt që
deri dje nuk e dija se më mungonte. A mund t’ja bërtas botës emrin tënd e të
shpërndaj pak pluhur grimcash të arta nga gëzimi im?!
Ti i ke kënduar qiellit me kitarë në ditët kur unë kam
heshtur, në mëndje më ke urryer e dashur njëkohësisht por kur të kam parë, kanë
shpërthyer lule në hapjen e një kanati dritareje!
Ti erdhe me erën, shkunde cdo fije floku timen dhe me aromën
tënde ndeze tek unë gjithë shpirtin! Me
ty mësova të marr frymë prej qiellit, dhe me veten pranova se dua të eci
zbathur në gurët e një deti, der atje përtej ku puthet me qiellin, e pastaj
bota merr fund...
Ah moj Desantilaa!! Lum ai qe do te kete ne krahe ty...Do i kenaqet shpirti me germat e tua.
ReplyDeleteMua me kenaqet shpirti me keto qe lexoj nga ty, ja kaq ❤️
DeleteJe nje shenjt
ReplyDeleteSa zemer qe je.
DeleteJe nje shenjt
ReplyDeleteShume poetike dhe e ndjere. Rastesisht hasa blogun tend ne rrjet. "Cudirat" e botes virtuale ��
ReplyDeleteKristin, faleminderit shume.
Delete