Ti nuk je si gjithë të tjerët! Nuk shkruan si ata, as
puthjet nuk i dërgon kështu krejt pavend derisa t’i humbë shija, as boshe nuk i
ke fjalët, edhe hapin e ke ndryshe. Ti je i qetë, je indiferent, je një njeri i
zakonshëm me të voglat e tua që të bëjnë të jesh unik!
Derisa në jetën tënde u shfaqa unë! Në fakt nuk e di a u
veshe ti në formën time apo rrugës u bëra unë ajo që mori prerjen tënde!
Ti më thoje se më ke njeriun tënd e për mua do të bëheshe më
i afërti, do dërgoje mesazhe mirëmëngjesi e do sillje lule në ditë të
zakonshme, se do t'i doje netët mbyllur në ngrohtësinë e kolltukut, duke parë
një film... se do të bëheshe monotonia ime e preferuar! U zotove të bëje
gjithcka pa t’i kërkuar askush, unë nuk kisha nevojë të flisja për të më
kuptuar ti, ishe i paqtë e depërtues deri në mendim.
Cdo ditë prej gëzimi, e buzëqeshja emrin tënd. Sidomos kur
natës i vishej errësira e kur buzëve i mungonte e qeshura, kur ajri pakësohej,
të thërrisja ty dhe bota ndizej në njëmijë dëshira!
Do të heq dorë prej endjes kuturu e mërzitjes së vogël
milimetrike, nuk do të flas për shiun as për zhurmën që vret melankolinë, do të
të dua, cdo ditë, nën të njëjtin emër, ty! E ndërkaq fytyra më merr ngjyrë të ëmbël rozë. Ti ndez një
cigare e sytë i lëshon si grep detit të pamjes që të shtrohet përballë.
Nuk e di se c'ngjyrë ka lumturia por në mëndjen time vishet
në të bardhë, e pastër, që cdo gjë përreth i rri mirë. Lumturia shkon me të
gjitha! Është e thjeshtë...
Lumturia është ti që nuk më pyet më nëse e dua kafen pa
sheqer, nëse e pëlqej cokollatën me lajthi, nëse lakmoj më shumë lulet apo
librat, se kur duhet të zgjohem e se cfarë janë prioritetet e mia, cilat janë ëndrrat
e cfarë më duhet të bëj që t’i zgjoj ato…
Lumturi është që ti nuk më pyet kurrë nëse të dua, sepse ti
e di…
Lumturia është e thjeshtë, është ti!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }