Gjatë udhëtimit të pyeta disa herë se për ku jemi nisur, ti
vetëm buzëqeshje...
Dhe me heshtjen tënde olimpike arrije të më mbaje edhe mua
gojë-mbyllur! Binte një shi i lehtë. As muzikë nuk kishte, vetëm zhurmë e erës
që herë herë të zinte dhe frymën.
Mbështetur në cepin tim, me kryet që vështronte rrugën, u
zhyta në atë mendim që zor se do të doja të dilja...
Të kisha njohur me një vrull të tmerrshëm, sikur koha nuk na
priste të ecnim mbi gjethe vjeshtuke lehtë, nxituam për sdi se ku dhe e gjetëm
veten krejt mirë me njëri tjetrin! Nuk isha munduar të të sfidoja, ti më merrje
lehtas prej dore drejt e në një pistë gare, nuk u përpoqa të të jepja mënd e as
të të tregoja me finesën time se jam femër, ti më tregoje me cdo formë
se sa me fat duhet të ndihesha, ti më bëjë të të doja edhe në vendin plot me njerëz, edhe në hapësirën më të vetmuar në botë!
Si nuk bëra asgjë për ty?! Dhe ti erdhe ashtu, i veshur në paqe, fytyrë-dashur,
shpirt-plot!...
Cfarë ndjesie ke kur të mendoj unë? A nuk ndjen se bie shi në
cdo pikë gëzimi? A bën freskët në shpirtin tënd kur të kaloj pranë? Mendoja
parreshtur me vete….
Në ndalësen e parë një hutim më veshi shikimin e më pas i
shtrëngova dhëmbët për të mos folur! E dija që do të të ankohesha... Por ti nuk me le të flisja....
"Ti ke qënë përherë e fshehur diku thellë në cdo cep të
dëshirës time, ti je në sipërfaqe për të më dhënë duart në ecje të tjera, ti do
të jesh shtysa për cdo ndalesë që do të zverdhë shikimin tënd si sot. Ti je e
shkuara, ti je e tashmja, ti do të jesh cdo ditë e ardhmja..."
Dhe unë heshta...
Para fjalëve të tua, heshta me një zemër plot, gati duke shpërthyer
prej gëzimi, heshta sepse pa e ditur se ku po shkonim, u gjendëm në luginën e
zemrës, aty ku përkulen premtimet, aty ku ëndrrat flasin gërmat e tua dhe qielli nuk qan më!
Aty ku ti flet edhe ëngjëjt buzëqeshin….
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }