E di që mungojnë arsyet, që të gjej prap edhe njëherë forcën
të shëroj veten!
Por unë as nuk dua ti gjej... Cmë duhen arsyet kur kam një
motiv?!
Unë nuk dua që askush ta zërë vendin tënd! Nuk dua të vijë
asnjë deri aty ku mbërrite ti, rrugës tënde ja kam fikur dritat e i kam lënë
ndezur vetëm një kujtim, atë të premtimit përgjithmonë.
Askush nuk do të ulet në vendin tënd e shpirtit t'i thurë
edhe njëherë vargje, të gjithë le të flasim njësoj, unë vetëm muzikës tënde i
jam falur me kohë...
Le të më kërkojnë, unë e di se nuk do të munden të më
nxjerrin prej kopshtit tënd! Ata nuk ma njohin ende luginën, as gjurmët e tua,
as lulet që ti një nga një i shndërrove në copa zemre! Në oborrin tonë, flenë e
zgjohen gjithë lulet e botës, edhe tulipanët e mi... Dhe ujitja e tyre me lotët
e ikjes tënde...!
Nuk do të lë askënd në pragun e hështjes time të trokasë, ti
ende fle aty dhe gjumin nuk dua të t'a tremb unë... Në qiellin tim, do të lëshoj tullumbacet mbledhur me një fjongo si dëshirë, të vijnë drejt e aty ku je ti, si një lutje për të të parë edhe njëherë!
Do të shëtisja rreth e qark teje pa u ankuar se zvarrë e tërheq
fustanin që më pengohet edhe gjëmbave të trëndafilit, as irisëve lozonjarë, as
manjolave që i deshe fort nuk do t'i ankohem për ty...
Do të qaj mbi një tulipan të bardhë, i tillë ishtë dhe
shpirti yt!
Comments
Post a Comment