Ndoshta fati na gjen vetë edhe kur rrugët t'i marrim të ndarë,
ose fati do të mbetet si një leckë hedhur pas krahëve...
Do ta lë të shkoj, pa ju kapur pas si një mace tekanjoze, do
ta lë të shkoj edhe sikur të më thyejë... Sepse e di që në kufirin e urrejtjes
dhe dashurisë, të premtoj, do të zgjidhja dashurinë!
Sa hapje mbyllje qëpallash numëron një gënjeshtër?! Më ngjau
se edhe zhurma e tyre theu frikën time, e ti më ndjeve!
Vesha përqafimin tënd dhe kuptova se doje të më heshtje duke
bërë bashkë rrahjet e zemrës! E imja sa nuk doli prej kraharorit...
Qëndro, qëndro kështu sic je!
Pa më folur! Lërmë të shoh tek ty humbjen tonë të dikurshme.
Je dorëzimi më i ëmbël i ditëve të vjeshtës. Je fundi im i verës, je shtatori
im i preferuar!
Ndërkohë që hëna është syri i vetëm që na sheh prej lart, të
dy flasim ngjyrën e saj, njëmijë drita ndizen në ato që thua, ul kryet e në heshtje
pohoj, do të gjehemi sërisht, në një jetë tjetër a në një dëshirë! Në esencën
time, me magjinë tënde, do të flasim me zërin më të lartë se rrahjet e humbura
të zemrës, do ti hedhim rërë e t'i turbullojmë shikimin atyre kufinjve që larg
na mbajnë...
...në humbjet e jetës, as unë as ti nuk do e numërojmë njëri-tjetrin
si dështime, ne do të mbetemi gjithmonë
vendi i sigurtë për të kycur edhe njëherë
shpirtin!
Sepse e di që në kufirin e urrejtjes dhe dashurisë, të
premtoj, do të zgjidhja dashurinë!
Desantila
te lumte mendja Desantila
ReplyDeleteNjerezit me zemer te madhe keshtu si ti , do te zgjidhnin perher me te miren❤, dashurine! Me kenaqe perdite Desantilaa te puth fort😘!
ReplyDelete