Prej së largu pash ende siluetën e atij që dikur doja. Ishte
njësoj si atëherë, e njëjta ecje, e njëjta energji që përhapej në ajër. Cudi se
si e brëndshmja ndryshon kaq fort e nga jashtë mbetemi prap ti e unë!
Si pështjellim parfumesh të ndryshëm më erdh ndjesia. U
mbajta tek ty, të shpëtoja për të mos rënë... U pamë në sy! Më the se mund të
mbahesha gjithmonë aty. Mund të mbështetesha pa frikë, mund të kërkoja ndihmë,
mund të përqafoja... Buzeqësha, u ndjeva e mbrojtur!
Kisha ende atë dorën për të shtrënguar kur të kaloja rrugën,
dorën për të zgjatur kur në male do të kapërcejmë gurët që rrugën e pengojnë...
Dorën, për të kryqëzuar gishta kur përballë të ulej dielli në
shtratin e perëndimit...
Prej larg arrija të njihja edhe njëherë kalendarin që më
priste në shfletim, shihja krejt qartë se si do të ishte e nesërmja... Isha e qetë dhe heshtja më kish mbërthyer në parajsën e saj.
Bënte fresk dhe fytyrës më përplasej frymë e ftohtë! Ndihesha një dritare hapur
brenda shpirtit, të jeshiltë ishin në ngjyrë perdet e mëndafshit që më
ledhatonin mëndjen!
Le të shuhej dielli, unë nuk do bëja asgjë, të binin edhe
gurë prej andej nga isha ulur, edhe zhurmat le të më grisnin melodinë e erës,
unë do të mbahesha tek ty...
Mburojë mbi krye kisha aureolën e blinduar në ar të të qënurit
dy, ishte thesari i fshehur i zemrës, celësat i mbanim shtrënguar në
duar... Zgjatëm gishtërinjtë dhe hapem kutitë e vjetra, shpërtheu një
dritë e fortë dhe mua më shtyu fort në përplasje...
U mbajta tek ty, u pamë në sy! Më the se mund të mbahesha
gjithmonë aty. Mund të mbështetesha pa frikë, mund të kërkoja ndihmë, mund të përqafoja...
Buzëqesha, u ndjeva në shtëpi...
Comments
Post a Comment