Do të dal duke qarë prej vizitës time të parë, kur doktori të
më thotë me gëzim se do të bëhem me djalë, do qaj, po po, do qaj me dënesë si
fajtore që cdo ditë ëndërroja të ishe vajzë! Do të të dua…
Do t'i pohoj duke qarë biri im, babait tënd se do të bëhet
me trashëgimtar, e lotët e tij do të bëhen edhe më të forta se të miat!
Do qaj me lot gëzimi kur të puth sytë shtrënguar në duar ditën
që do të vish në jetë, si një pikë hëne këputur qiellit drejt e në shkëlqimin e
syve të tu! Do të të dua… Kur të më zgjosh netëve se do të kesh temperaturë, kur të
shohësh ëndrra e të ngutesh të hysh në gjirin tim për t’u strukur brenda asaj
dashurie që merr jetë me ty!
Do më mbushet kraharori plot ditën kur të kthehesh prej
shkollës e me ngutje të më tregosh se yjet kanë mbuluar fletoren tënde!
Qirinjtë e cdo ditëlindje timen do mbajnë gjithë dëshirat e
mia për ty!
Mbi të gjitha, bëhu njeri i mirë shpirt! Mbi cdo njeri, duaj veten,
duaj botën! Mos u ndal, asnjëherë, për asnjë arsye, mos lejo askënd të të thotë
se nuk mundesh, ti je i bërë me dashuri, fuqia e saj është e mbinatyrshme!
Duaje femrën, në cdo formë!
Nuk ka burrëri më të denjë se sa fisnikëria, i mëncuri im, bëhu
tolerant, je balsami i dashurisë së jetës time, jepe këtë energji edhe rreth të
tjerëve! Duaji njerëzit, asnjë e keqe nuk të vjen prej një zemre plot, ti që më
jep ushqim për shpirtin, ndaje këtë pasuri tënden me botën!
Do të qaj për ty, sepse ti më paske dashur më shumë, ndaj
erdhe tek unë... Do qaj me sytë qiellit, për të thënë faleminderit, mora më
shumë se cfarë meritoja!
Nëse një ditë, kur jetës të jem duke i puthur lamtumirën e
do kthehesh duke qarë ti tek unë, biri im do të të them, të desha shumë...
Te mbushin zemren keto shkrime, plot e perplot! Te pergezoj fort e dashur femer pozitive ( qe pozitivitetin e transmeton dhe tek ata qe s'te njohin) !
ReplyDeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }