Më lër të
të mbyll sytë, të sinkronizojmë zemrat e të ngjisim shkallët bashkë, dua të të
coj diku... Vetëm ki besim te unë, ta ndjej në shtrëngimin e dorës frikën dhe
gjej rastin të qesh nën zë!
Bashkë
shkojmë der në fund të botës!
Bashkë bëjmë
një botë!
Më lër të
hy në shikimin tënd e të bëhëm rruga që ti di, të arrijmë me majën e gishtit
gjithë kontinentet e në ndalimin e globit të themi, këtu do të shkojmë!
Ti më
quan të cmëndur, unë të thërras dashuri!
Të tërheq
e ti ndalon, unë lutem të më ndjekësh e të bind dhe njëherë, e të shpjegoj se
si largohen gjithë pengesat kur me zemër i bëjmë rrugë vetëm dëshirës për të qënë
në majën e një ëndrre!
Bashkë
jetojmë 1000 histori e me zemër u japim jetë edhe ngurimeve të heshtura deri dje!
Nëse më
sheh, e di mirë se ku po ecim, sepse ti më njeh, jam libri yt i preferuar dhe
ti e di që unë jetën e gjëmoj me vrap, e fatit kurrë nuk i jam dorëzuar. Mua më
udhëheq hëna dhe cdo ditë e re, një natë më parë i ka shkruar të gjitha...
Hapi sytë!
Më pëlqen
ta lundroj jetën me ty, të të coj aty ku adrenalina është në shpirt, të të them
se sytë më flasin melankoli, se horizonti që dua të shoh nesër përsëri, je
gjithmonë ti!
... ti je
gjysëm hartë e bashkë të dy, bëhemi një botë! Me ty edhe nesër, pasnesër po
prap ti, bashkë bëhemi një botë, gjithë botën ma bën bashkë ti!
Comments
Post a Comment