Do të ishte ditë e hënë e do të nxitonim në kafen më
të afërt për të nisur një javë të vrullshme...
Unë do të isha e shpenguar e do të stresoja me
pyetjet e mia, ndërsa ti, ti do më ulje shpirtin në tokë me shikimin tënd!
Ti je globi i rrotullueshëm e kudo të mbështes
gishtin e di që do të gjej aty ty!
Ti je paqja! Të bardhë e ke dhe fjalën. Ma bën të hënën
një të premte pasdite, ma kthen hartën në rrugën time, më vesh me një muzikë që
prej duarsh më fton në kërcim!
M'u kujtove padashje ti, ndërkohë që dëgjoja këngën
tënde të preferuar, më riktheve në atë botë ku mendoja se ishte e jona!
Në ate botë ku një premtim kushtonte më shumë se
gjithë pasuria e një jete, nën atë cati, ku të pohoja se të lumtur më bën
njeriu, nën një diell, ku buzëqeshja më vidhej duke të të thënë symbyllur, tani
të dua!
Nuk do lëndonim askënd tjetër po të ishim bashkë,
as nuk do njihnim të tjerë njerëz me fytyra të ndryshme e me gabime të njëjta,
do kishim qënë të lumtur...
Nuk do kishim ndezur keqaz zjarre mërie për të djegur
duart e një kohe që pranë na donte, nuk do urreheshim si sot, as për njeri
tjetrin sdo të mbushnim gota plot gërma me vrer që helmojnë edhe ajrin, nuk do
të na duhej edhe një herë tjetër një tufë me ëndrra t'i sistemonin, do kishim qënë
të lumtur pa i veshur brirë krahëve të një ëngjëlli...
Ti e di, një zemër thyhet disa herë, po prap
vazhdon rreh njësoj...
Thyhet disa herë, për t'u bërë më e fortë!
Dua të ndez nga një qiri për cdo ditë që nuk e nisëm
bashkë, të mbush një dhomë plot dritë për cdo emocion të munguar, të ngroh
shpirtin e një catie që asnjë ditë nuk na mbajti dot brenda kafazit të një
zemre.
Këmbëkryq jam ulur në pllaka te ftohta, i pëshpëris
vetes, mos u mërzit, dyer që mbyllen janë ato që nuk na duhen, të tjerë hapa
presin gjurmën time!
Ngadalë tërheq këmbët drejt dritares, i hap të dyja
kanatet dhe era e fortë ma bën vëndin errësirë, qirinjtë shuhen, bashkë me të
edhe dëshirat e mia!
Iku edhe një ditëlindje...
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }