Ka një moment, kur dua të të përqafoj
për të gjitha ditët që më ke qëndruar pranë, e të të them se pa ty do të isha
një njeri tjetër...
Do më thuash se për një shoqëri, të thuash "faleminderit" është e kotë, ne qëndrojmë se duam e nuk po i bëjmë "nder" askujt, por sot ndjej të të them:
Faleminderit që nuk më ke lënë vetëm në ditët e mia më të
trishta, është kaq e thjeshtë të jesh me mua në kinema, në club, në teatër apo
në restorant, por duhet një shpirt i madh që të të mbajë afër në dështime e në
gabime...
Faleminderit që më ke lënë të jem unë kur jam me ty, që më
ke besuar të gjitha sekretet e vogla dhe që gjithmonë më kë thënë të vërtetën!
Duke u rritur kam kuptuar se sa e thjeshtë është të humbasësh
njerëz, sa shpejt largohet një njeri e se cfare shije të lë ikja e dikujt, ndaj
dua të të them faleminderit që më ke dëshmuar se bashkë jemi një unitet!
Me ty merr formë tjetër miqësia.
Faleminderit që i jep shkëlqim tjetër ngjyrave të mia të
preferuara, që pohon me ngulm për dicka që unë dua ta dëgjoj nga ty, për përqafimet
e pafundme, për të gjitha rrugët e udhëtimet e për cdo kujtim, për netët pa
gjumë, për të gjitha ndodhitë e për të tjera histori që na presin...
Faleminderit që ke
menduar se si të më kthesh humorin, që më bëre të besoj se me forcën time mund të ndryshoj botën!
Faleminderit që ke ndarë me mua gezimin tënd me të qeshura
prej shpirti dhe trishtimin tënd ne lot, faleminderit për gjithcka ndërmjet këtyre!
Faleminderit që mban mënd përhere shijen time të preferuar të
akullores, këngëtarin që pëlqej më shumë, ushqimet që nuk dua t’i provoj kurrë
e ngjyrën që adhuroj!
Faleminderit që tallesh me mua kur e meritoj, vdes për ate moment,
ti më njeh kaq mirë.
Faleminderit që më do edhe kur nuk e meritoj. Faleminderit që
qëndron person i njëjtë në një botë që ndryshon kaq shpejt! Që më merr malli për
ty e gëzohem pafund kur të rishoh.
Faleminderit që më jep 1000 arsye për të qënë mirënjohëse në
një botë që mban pak njerëz si ti...
Përgjithmonë, një mike!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }