Skip to main content

Mua më duhet një si ti, që dikujt si ty, i duhem unë!



Dua të më duash ashtu sic dua të të dua unë ty!
Të më japësh nga vetja atë që vetes ja kam hequr për të ta dhënë ty.
Dua të frymoj atë të paprekur ndjenjë që me duar bëhet e prekshme.
Dua të të mungoj ashtu sic më mungon ti mua kur nuk të kam, të ma thuash se pa mua ditët janë bosh, se ajo hapësirë nuk ka kuptim po nuk ma the se emrin tim mbajnë orët që afër nuk më ke!
Dua të më mbash inat ashtu sic inatosem unë me ty e mbaj inatin si cantë hedhur krahëve. Dua të njohësh difektet e mia. Ato që unë ja njoh vetes si perfekte!
Dua të mos më shkruash me ditë të tëra, sepse shumë ditë nuk do të të shkruaj as unë ty!
Dua të të dua në formën tënde e formën time të marrë dashuria jote!
Dua të kesh besim te unë, që të më lejosh të të dua mjaftueshëm!
Më duaj dhe do të zgjosh tek unë atë që fle në ëndrrat e tua!

Nuk dua atë që ti nuk do për veten tënde, ajo që është e dëmshme për ty, ma dëmton shpirtin mua!
Nuk më duhet ajo që ty të trishton, do trishtohem nëse ti nuk e do lumturinë time!
Nuk dua të luaj një lojë kur lojën e bëjmë ne të dy, dua të hedh gurët në tavolinë për të parë sa numra bëjmë bashkë!
Nuk dua të numëroj 2-shin të ndarë, por me letrat e mia dua ta ndaj A-sin nën mëngë me ty!
Nuk e dua zemrën nëse zemra nuk të do ty!
Nuk do jem ajo që ti do nëse ti nuk do të më duash për atë cfarë unë jam!
Mos më duaj nëse në ëndrra nuk më vjen dot!

Unë dua të jem sfida, sfida që të zgjoj mëndjen, të jem adrenalina, droga, ankthi! Po të mos jetë e jashtëzakonshme, nuk e dua! E dua të më thyejë, të më bëje të bie, të të urrej, të qaj me shpirt!
Më shtrëngo fort në një përqafim, më trego se ku kam arritur prej ditës së parë që më ke njohur, më mbaj afër, më puth, më thuaj se kur unë të jam pranë, bie cdo frikë në një shikim!
Mendoja se di të jetoj pa një romancë, por për aq kohë sa ti të ekzistosh, unë i dua perëndimet me ty!



Mua më duhet një si ti, që dikujt si ty, i duhem unë!


Desantila

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...