Sa shpesh biem...Biem në gabime të tjera, në lot
të rinj, në ëndrra të tjera që si ato tonat do të thyhen! Në biem! Biem nga pesha që na mban në këmbë,
shkëpusim fijen e fundit të litarit lidhur në breg… na bie shpirti copash… e
copat perpiqemi ti mbledhim me shpirt!
Kam zvarritur sa e sa hapa për të
mos lënë gishtërinjtë të më shkëputeshin nga duart e tua, por nuk munda më,
rashë!
Dje më mbeti një fjali bosh!
Zgjata dorën për të prekur mbi tavolinë, por vetëm xham të akullt ndjeva,
tërhoqa një tavull, të shkundja kujtimet e fundit!
Më ngarkohet emocioni aq shumë sa
në cdo moment ndjej se jam e dehur… një alkool të fortë, trullosës, dehës,
ndjellës. Tërheq një shishe për një gllënkë të fundit, shtrëngoj sytë e
kapërdij duke lënë cepave të buzës të derdhet shija jote! Ende nuk kam hequr
këmishën e natës e ndërsa ndez një cigare, shpërndaj sytë nën mjegullën përtej
dritares. Më kujtohet kur thashë se për një si unë, kombinimi fatal është aroma
e parfumit tënd, një cigare dhe pak alkool! Ka një ajër sikur ti je aty. Zgjedh
të bëj një dush të nxehtë, duke lënë të bien të gjitha pikat e të shpërndahen.
Pasyqra merr avull, gishtërinjtë më formojnë vetvetiu një zemër. Edhe ajo bie,
shkrihet!
Ti ma le dashurinë pa cati. Me
dhomat bosh unë kam ndërtuar një shtëpi. E kam mbushur me të gjitha copëzat që mbetën
ashtu… të shkreta… të ftohta…
Unë meritoj dikë që nuk më bën të
qaj, e nëse më lëndon të qëndrojë me mua deri në lotin e fundit derisa të më
rikthehet e qeshura…meritoj dikë që kërkon
ndjesë prej shpirti…dikë që më rikthen lumturinë pas një trishtimi!
Dikë që e di se të dy vijmë me
valixhe nga e shkuara, por do t’i hapim ngadalë ngadalë bashkë, për t’i lënë në
ato vënde që asnjërin nuk do të bëjë të marrë rrugën e të ikë… Meritoj dikë
që të më bëjë një njeri më të mirë, që nxit tek unë qelizat e fshehura të shkëlqimit
tim, që më shtyn të kapërcej frikat e mia më të mëdha!
Meritoj dikë, që të ma bëjë lëkurën
të shpërthejë fishekzjarre ngjyrash sapo të më prekë, që në mesin e një dhome
plot me njerëz, të dallojë shkëlqimin e syve të mi sapo ta shoh…meritoj dikë
që të më dojë aq fort sa dua unë, dikë që të më dojë për të gjitha arsyet e botës.
Meritoj botën, atë
tënden në duart e mia!
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }