Më gërvisht lëkurën me thonj kur përgjumësh më lëshon
zë…
Kam botën në pjatën e dorës time por preferoj të
kthej kokën nga ti, ndjej se më ushqen prania jote!
A të mjafton kaq? Sa fjalë duhen për të të ngopur
shpirtin ty? Kur ti fal, sa zemra shuhen? Sa forcë duhet dreqin për të të qënë
afër?...
Ma shton adrenalinën kur m’i lë pyetjet pa përgjigje!
Ndërkohë që ti ngrihesh prej shtratit, vjedhurazi dëgjoj
që në buzë këndon gjysëm zëri këngën time, sa tërheqës je…
E di që nuk peshojmë njësoj në atë cfarë i japim njëri-tjetrit
po tek ti mjaftohem që jap, sepse e di që në formën e dhënies time, unë marr
nga ty, të gjitha ato që dua, ato që më mungojnë, ti m’i vesh aq bukur copëzat
bosh, si mëndafsh i kuq mbi sup më qëndron edhe puthja jote!
Ti më zhvesh prej dëshirave, ma vjedh vëmëndjen
keqaz, më bën të të kem në mëndje edhe kur të kam afër.
Është bukur të jesh rreth teje, ti ke përherë dëshirën
të më japësh hapësirën për t’i vizatuar ditët në telajon tim, më duket se me këtë
më bërë për vete… e dua parketin tim të drunjtë të shkelur nga ti, filxhanin tënd
lënë me kafen përgjysëm, dorën time që e tërheq dhe e përfundon e ndeshet me
shikimin tënd sikur më thua: prap e pive kafen time? Ka shijen tënde, të përgjigjem
e largohem ngadalë duke mos të t’i hequr
sytë!
Sot, e di sa të vret e gjithë ajo cfarë nuk të them…
sa të mungon gjithcka që të jepja, e se si ti nuk e blije as grimcën më të vogël
të mendimit tim, se si ne duheshim në kohë të ndryshme e në botën tonë i lamë një
cep të humbur pjesës së përbashkët…
Të doja në atë kornizën që të kisha vendosur, të
njoha më tepër, të zbrita prej murit ku të shihja cdo ditë, dhe aty kuptova se
me të gjithë të metat e gabimet e tua, ishe perfekt.
Të kisha urryer për indiferencën e herë-herë ta
jepja në pjatë të ftohtë gjithë mendimin që më lëshonte mënyra jote, kuptova se
akulli i pjatës time, shkrihej me ty përballë!
Arrija të pyesja veten se për sa kohë do vazhdoje të
ishe në mëndjen time, ndërkohë që ti haje mëngjes e unë i lutesha kafes të më
kthjellonte mendimet, përgjigja më erdhi kur ti shtyve karrigen për të ikur e më
the se nëse pret më gjatë, do të jetë tepër vonë, do ta bëjmë botën të qajë nëse
nuk qëndrojmë sic bënim dikur, të urrejmë atë cfarë dashuria na shtyn të bëjmë,
nëse më duhet të përpiqem, më duhet një jetë, për aq herë sa bota rrotullohet
ti mbetesh po prap aty, unë e di se si ti
nuk mundesh të më duash po njësoj, por le t’i rikthejmë të qeshurës kuptimin…
E dashuroj atë që urrejtja më bën të bëj për ty!
Desantila
Tmerrsisht e bukur!
ReplyDeleteTmerrsisht e bukur!
ReplyDelete🌹🌹🌹
Delete